Balancë dhe mirëqënie- Ashwagandha dhe Shilajit
Ardhja e vjeshtës shoqërohet me një ndryshim energjie tek secili prej nesh. Dita më e shkurtër dhe më e ftohtë sjell shqetësime shëndetësore fizike , lodhje mendore, stress dhe shpeshherë probleme me ankthin dhe depresionin. Suplementet dietike ndihmojnë në lehtësimin e këtyre problemeve.
Një nga suplementet më të përfolura të momentit është Ashwagandha. Emri i saj bimor është Withania somnifera, gjithashtu njihet edhe me disa emra të tjerë si : "Ginseng indian" dhe "Qershia e dimrit".
Këtu janë 8 përfitimet e mundshme të Ashwagandha, bazuar në kërkime shekncore:
- Ashwagandha është ndoshta bima më e njohur për aftësinë e saj në reduktimin e stresit. Është klasifikuar si një adaptogen, një substancë që ndihmon trupin të përballojë stresin.
- Hulumtimet kanë treguar se ashwagandha ka efekte të dobishme në performancën atletike dhe mund të jetë një shtesë e vlefshme për atletët.
- Disa studime sugjerojnë se ashwagandha mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të sëmundjeve të tjera të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, në popullata të caktuara. Në një studim, studiuesit panë efektet e ashwagandha në 66 njerëz me skizofreni që po përjetonin depresion dhe ankth. Ata zbuluan se pjesëmarrësit që morën 1000 mg ekstrakt ashwagandha në ditë për 12 javë kishin reduktime më të mëdha të depresionit dhe ankthit sesa ata që morën një placebo.
- Hulumtimet e kufizuara nga 2013 sugjerojnë gjithashtu se ashwagandha mund të ndihmojë në përmirësimin e dëmtimit kognitiv te njerëzit me çrregullim bipolar.
- Suplementet me përmbajtje Ashwagandha përmiësojnë fertilitetin tek meshkujt dhe rrisin nivelet e testosteronit. Në një studim, me pjesëmarrës 43 meshkuj të moshës 40-70 vjeç me mbipeshë dhe lodhje u pa një rritje 18% më të madhe të DHEA-S, një hormon seksual i përfshirë në prodhimin e testosteronit tek individët të cilët morën në mënyrë të rregullt suplementin.
- Testime të kufizuara sugjerojnë se ashwagandha mund të ketë disa përfitime për njerëzit me diabet ose nivele të larta të sheqerit në gjak.
- Ashwagandha përmban përbërës, duke përfshirë WA, që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup.
- Një studim në 50 të rritur të moshës 65-80 vjeç zbuloi se marrja e 600 mg rrënjë ashwagandha në ditë për 12 javë përmirësoi ndjeshëm cilësinë e gjumit dhe vigjilencën mendore pas zgjimit.
Siguria:
Në studimet e përshkruara më sipër dhe në shumë prova të tjera klinike, ashwagandha është toleruar mirë nga pjesëmarrësit deri në rreth 3 muaj përdorim.
Efektet anësore të zakonshme janë të lehta dhe përfshijnë shqetësime në stomak, diarre, të përziera dhe përgjumje. Megjithatë, mungojnë provat mbi sigurinë e përdorimit afatgjatë të ashwagandha për shumë muaj ose vite.
Disa studime sugjerojnë se ashwagandha mund të ndërveprojë me medikamentet e hormoneve tiroide. Ashwagandha gjithashtu mund të ndërveprojë me medikamente të tjera duke përfshirë ilaçet kundër diabetit, antihipertensivë, imunosupresantë dhe qetësues.
Ekspertët nuk këshillojnë përdorimin e ashwagandha nga gratë shtatzëna, sepse mund të ketë potencial për të shkaktuar abort spontan dhe nga nënat gjidhënëse.
Përdorimi i Ashwagandha gjithashtu mund të rrisë nivelet e testosteronit, kështu që sipas ekspertëve, mund të mos jetë i sigurt për njerëzit me kancer të prostatës.
Shilajit-Një fitokompleks natyror
Shilajit është një substancë natyrale që gjendet kryesisht në Himalaje, e formuar prej shekujsh nga dekompozimi gradual i disa bimëve nga veprimi i mikroorganizmave. Është një suplement ushqimor i fuqishëm dhe shumë i sigurt, që rikthen ekuilibrin energjik dhe potencialisht i aftë të parandalojë disa sëmundje.
Hulumtimet e fundit tregojnë për një aplikim interesant mjekësor në drejtim të kontrollit të çrregullimeve njohëse të lidhura me plakjen dhe stimulimit kognitiv. Kështu, acidi fulvik, principi kryesor aktiv, bllokon vetë-agregimin e tau (proteina e lidhur me shkakun e Alzhaimer), duke hapur një rrugë drejt studimit të terapisë së Alzheimerit. Në thelb, ky është një produkt nutraceutik me përfitime të demonstruara për shëndetin e njeriut.
Hulumtimet paraklinike rreth shilajit tregojnë përdorime potenciale të tij në sëmundje të caktuara dhe janë atribuar veti të ndryshme, duke përfshirë:
- Vetitë antiulcerogjenike;
- Vetitë antioksiduese;
- Përmirësues i funksionit njohës dhe i kujtesës
- Vetitë antidiabetike;
- Anksiolitik;
- Vetitë antialergjike dhe imunomodulues:
- Anti-inflamator dhe analgjezik:
- Vetitë antifungale.
Rreziqet e mundshme:
Edhe pse kjo bimë është natyrale dhe e sigurt, nuk duhet të konsumoni shilajit të papërpunuar. Shilajit i papërpunuar mund të përmbajë jone të metaleve të rënda, radikale të lira, kërpudha dhe ndotje të tjera që mund t'ju bëjnë të sëmureni. Prandaj, duhet të përdoret një preparat i pastruar dhe i gatshëm për përdorim për konsum njerëzor.
Mos merrni shilajit nëse keni anemi drapanocitare, hemokromatozë (shumë hekur në gjakun tuaj) ose talasemi. Është e mundur që të jeni alergjik ndaj këtij suplementi. Ndaloni marrjen e Shilajit nëse keni skuqje, rritje të rrahjeve të zemrës ose marramendje.
Këto suplemente mund ti gjeni këtu.
Referenca:
- https://www.healthline.com/nutrition/ashwagandha#thinking-and-memory
- https://www.webmd.com/vitamins/ai/ingredientmono-953/ashwagandha
- Shilajit: A Natural Phytocomplex with Potential Procognitive Activity, Carlos Carrasco-Gallardo, Leonardo Guzmán, and Ricardo B. Maccioni
- https://www.health.com/shilajit-benefits-8349131
- Ghosal S. Chemistry of shilajit, an immunomodulatory Ayurvedic rasayan. Pure and Applied Chemistry. 1990;62(7):1285–1288. [Google Scholar]