Dehidratimi- Shkaqet dhe Trajtimi

Dehidratimi- Shkaqet dhe Trajtimi

Dehidratimi është një gjendje e zakonshme, që prek personat e të gjitha moshave. Dehidratimi ndodh kur trupi juaj nuk ka aq ujë sa i nevojitet. Uji luan një rol kyç në ruajtjen e funksioneve të shumta fiziologjike brenda trupit. Trupi i njeriut përbëhet nga 55% deri në 65% ujë.

Kur trupi humbet ujin, ai humbet elektrolitet. Rrjedhimisht nuk mund t'i kryejë këto funksione si normalisht. Ka shumë mënyra në të cilat trupi mund të përjetojë një çekuilibër të lëngjeve dhe elektroliteve.

Elektrolitet natyrore luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet e trupit të njeriut. Njerëzit marrin elektrolite nga ushqimet dhe pijet. Këto minerale ngarkohen elektrikisht kur përzihen në lëngje si gjaku dhe uji. Energjia elektrike ndihmon në kryerjen e proçeseve jetësore si:

  • Transmetimi i sinjaleve nga nervat, muskujt dhe qelizat në të gjithë trupin
  • Ndërtimi i indeve dhe mpiksja e gjakut
  • Tkurrja e muskujve

Gjashtë elektrolitet kryesore janë Kaliumi, Natriumi, Magnezi, Bikarbonati, Kalciumi dhe Fosfati. Këto minerale drejtojnë ujin dhe lëngjet atje ku janë më të nevojshme, duke ndihmuar në ruajtjen e homeostazës dhe ekuilibrit të lëngjeve.

Mosbalancimi i elektroliteve shkakton simptoma shqetësuese. Kur nuk keni ekuilibrin e duhur të lëngjeve, mund të keni simptoma si dhimbje koke, rrahje të parregullta të zemrës dhe lodhje. Ju gjithashtu mund të përjetoni ngërçe të muskujve, shqetësime të tretjes, nervozizëm dhe konfuzion. Shumica e këtyre simptomave i atribuohen dehidrimit.

Shkaqet

Uji i trupit humbet përmes lëkurës, mushkërive, veshkave dhe traktit gastrointestinal. Është normale të humbni ujin nga trupi juaj çdo ditë duke djersitur, duke marrë frymë, duke urinuar dhe jashtëqitur, dhe përmes lotëve dhe pështymës. Nëse humbni shumë ujë ose nuk pini dhe hani mjaftueshëm, mund të dehidratoheni.

Simptomat

Shenjat e dehidratimit të lehtë ose të moderuar janë:

  • Etja;
  • Gojë e thatë;
  • Nuk urinon shumë;
  • Urina ka ngjyrë të verdhë të errët;
  • Lëkurë e thatë, e ftohtë;
  • Dhimbje koke;
  • Ngërçe të muskujve.

Shenjat e dehidratimit të rëndë janë:

  • Nuk urinoni ose keni urinim shumë të verdhë të errët;
  • Lëkurë shumë e thatë;
  • Trullosje;
  • Rrahje të shpejta të zemrës;
  • Frymëmarrje e shpejtë;
  • Sytë e mbytur;
  • Përgjumje, mungesë energjie, konfuzion ose nervozizëm;
  • Gjendje të fikëti.

Trajtimi

Trajtimi i dehidrimit synon zëvendësimin e shpejtë të lëngjeve si dhe identifikimin e shkakut të humbjes së lëngjeve. Dehidratimi i rëndë kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor. Në spital, ju do të merrni lëngje përmes një infusioni intravenoz.

Nëse jeni të dehidratuar lehtë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të pini më shumë ujë. Pini rregullisht sasi të vogla uji.

Ju gjithashtu mund të pini solucione për rihidratimin oral që blini nga farmacia juaj.

Shmangni alkoolin dhe kafeinën, pasi ato mund të përkeqësojnë dehidratimin.

Disa suplemente trajtuese të dehidratimi dhe disbalancës elektrolitike i gjeni këtu.