Melanoma- Vështrim i përgjithshëm

Melanoma- Vështrim i përgjithshëm

Melanoma është kancer i lëkurës i shkaktuar nga një tumor malinj i melanociteve.
Melanocitet janë qeliza të lëkurës që gjenden në shtresën e sipërme të lëkurës. Ata prodhojnë një pigment të njohur si melaninë, i cili i jep lëkurës ngjyrën e saj.
Ekzistojnë dy lloje të melaninës: eumelanin dhe feomelanin.
Kur lëkura ekspozohet ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV) nga dielli ose solarët, shkaktohet dëmtimi i saj që nxit melanocitet të prodhojnë më shumë melaninë, në këtë rast vetëm pigmenti eumelanin përpiqet të mbrojë lëkurën duke bërë që lëkura të errësohet ose nxihet.
Melanoma ndodh kur shkaktohen ndryshime (mutacione) në melanocite, dëmtohet ADN-ja dhe ndodh një rritje e pakontrolluar qelizore nga djegiet e rrezatimeve të dëmshme UV.

Shkaqet kryesore të kancerit të lëkurës

Drita ultraviolet (UV) është shkaku më i zakonshëm i melanomës. Melanoma është më e zakonshme tek të moshuarit, por edhe tek të rinjtë.

Ju gjithashtu keni më shumë gjasa të merrni melanoma nëse keni:

  • lëkurë të zbehtë që digjet lehtë në diell;
  • flokë të kuqe ose bjondë;
  • sy blu ose jeshil;
  • një numër të madh njollash ose nishanesh;
  • keni qenë shumë të ekspozuar ndaj diellit dhe keni pasur shumë djegie nga dielli në të kaluarën;
  • keni një histori kanceri të lëkurës në familjen tuaj ose keni pasur kancer të lëkurës më parë.

Diagnostikimi i Melanomës

Melanoma diagnostikohet nga:

  1. Ekzaminimi fizik
  2. Biopsia e ekscizionit – nën anestezi lokale, melanoma e dyshuar dhe një pjesë e lëkurës përreth hiqet. Mostra do të ekzaminohet në laborator për shenja të kancerit.

Diagnostifikimi i melanomës, mund të kërkojë analiza të mëtejshme nëse planifikohet një operacion ose për të parë nëse kanceri është përhapur në zona të tjera të trupit. Këto teste mund të përfshijnë:

  • analizat e gjaku
  • rreze X
  • skanim me ultratinguj
  • skanimi i rezonancës magnetike (MRI
  • tomografia e kompjuterizuar (CT)
  • skanimi i kockave
  • biopsia e nyjeve limfatike

Trajtimi i melanomës

Shumica e njerëzve me melanoma duhet të realizojnë ndërhyrje. Në disa raste, melanomat mund të trajtohen me imunoterapi dhe terapi të synuar, dhe (më rrallë) radioterapi.

Mjeku juaj do t'ju këshillojë për trajtimin më të mirë për kancerin tuaj. Kjo do të varet nga lloji i kancerit që keni, ku ndodhet dhe sa është përhapur.

A mund të parandalohet kanceri i lëkurës melanoma?

Nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të parandaluar melanomën. Disa faktorë rreziku, si mosha, ngjyra natyrale e lëkurës dhe historia familjare, nuk mund të kontrollohen. Por ka gjëra që mund të bëni që mund të ulin rrezikun për t'u prekur nga melanoma dhe kancer të tjerë të lëkurës.

  • Mënyra më e rëndësishme për të ulur rrezikun e melanomës është të mbroheni nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.
  • Mos harroni të vendosni krem mbrojtës dhe ta riaplikoni disa here gjatë ditës.
  • Shmangni përdorimin e solarëve.
  • Mbroni fëmijët nga dielli.
  • Kontrolli periodik i lëkurës tuaj mund t'ju ndihmojë të dalloni ndonjë nishan të ri ose jonormal ose rritje të tjera dhe t'ia tregoni mjekut tuaj para se të kenë një shans për t'u kthyer në kancer të lëkurës.
  • Forconi sistemin tuaj imunitar.

Referenca:

  1. https://www.cancer.org/cancer/types/melanoma-skin-cancer/causes-risks-prevention/prevention.html
  2. https://www.cancerresearchuk.org/about-cancer/melanoma/getting-diagnosed
  3. https://www.betterhealth.vic.gov.au/health/conditionsandtreatments/melanoma#what-is-melanoma
  4. Melanoma: Epidemiology, Risk Factors, Pathogenesis, Diagnosis and Classification, MARCO RASTRELLI, SAVERIA TROPEA, CARLO RICCARDO ROSSI and MAURO ALAIBAC, In Vivo November 2014, 28 (6) 1005-1011;