Ndikimi i Rrjeteve Sociale në Kujdesin ndaj Lëkurës
Përdorimi i rrjeteve sociale dhe praktika e editimit të fotografive është rritur jashtëzakonisht gjatë viteve të fundit.
Sipas një studimi, përafërsisht gjysma e pjesëmarrësve përdorin faqet e rrjeteve sociale për më shumë se 3 orë në ditë dhe pothuajse të gjithë pjesëmarrësit (97%) postojnë fotot e tyre në rrjetet sociale. Faqja e preferuar për postimin e fotove vazhdon të jetë Instagrami (53.3%) dhe Facebook (33.7%).
Rreth 99% e pjesëmarrësve postojnë <5 foto në javë dhe 81% e tyre editojnë një foto përpara se të postojnë. Editimi i fotografive lidhet me dëshirën e një personi për t'u dukur më mirë në fotografitë e postuara në platformat e rrjeteve sociale.
Të zgjedhësh për të ndryshuar pamjen tënde apo të dikujt do të thotë të njohësh një papërsosmëri personale dhe kjo sjellje e përsëritur mund ta shtyjë një individ të kërkojë kujdes dermatologjik për probleme të ndryshme të lëkurës. Disa studime kanë treguar se përdorimi i gjerë i editimit të fotografive mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin.
Një sondazh i fundit me 1000 pjesëmarrës të brezit të quajtur “Millenials” dhe 1000 të anketuar të “Gen X” zbuloi se 45% kanë filtruar një foto të tyre për të shtuar efekte speciale, ndërsa 43% e kanë bërë këtë për të fshehur papërsosmëritë e lëkurës ose për të ndryshuar sfondin. Mesatarisht, 52% e të gjitha selfieve të publikuara në internet modifikohen me filtra zbukurues.
Papërsosmëritë që njerëzit janë të fiksuar për t’i fshehur:
- Toni johomogjen i lëkurës - 37%
- Disa pjesë të trupit - 35%
- Flokët natyral - 33%
- E folura e paqartë - 32%
- Qëndrimi i keq - 31%
- Shikim i paqartë - 31%
- Dëgjim i dobët - 30%
- Ecje e jo e drejtë - 30%
Influencuesit e mediave sociale kanë evoluar si mbështetës të njohur për strategjitë e promovimit. Këta janë njerëz të famshëm ose jo dhe miratojnë produkte të ndryshme bukurie përmes platformave të tyre të mediave sociale, si Facebook, Instagram, Tiktok, YouTube dhe kanë arritur famë duke e quajtur veten si specialistë në platformat e mediave sociale. Industria e kozmetikës dhe kujdesit personal evoluon vazhdimisht për t'u ofruar konsumatorëve akses në produkte të sigurta, të qëndrueshme dhe inovative. Provat sugjerojnë se të ashtuquajturit Influencer ndikojnë pozitivisht në bukurinë dhe stilin e jetës së audiencës online, në të cilën ata shpesh shihen si modele- shijet, idetë dhe qëndrimet e të cilëve ia vlen të adhurohen dhe kopjohen. (Krywalski, 2020).
Sipas studimeve ekziston një lidhje direkte mes shitjeve të produkteve të kujdesit ndaj lëkurës dhe atyre kozmetike dhe besueshmërisë e vërtetësisë nëpërmjet së cilës një Influencer reklamon një produkt specifik.
Aksesi në një game të gjerë informacioni sjell një ulje të numrit të njerëzve që preferojnë t’i drejtohen dermatologut për kujdesin e tyre dermatologjik, sepse shumica preferojnë të marrin këshilla nga jo-dermatologë. Vëzhgime të ngjashme u vunë re nga Rosset.al, ku pjesëmarrësit preferuan miqtë, familjen dhe mediat sociale për këshilla në lidhje me kujdesin e lëkurës.
Platformat sociale kanë pasur një ndikim pozitiv në kujdesin e lëkurës, 47% thonë se kjo ka rritur ndërgjegjësimin për shëndetin e lëkurës.
Dy në pesë pjesëmarrës ndihen më të informuar për t'u kujdesur për lëkurën e tyre dhe 36% ndjehen më të përfaqësuar falë përmbajtjes sociale.
Vitet e fundit, mediat sociale janë kthyer nga një platformë argëtimi në një platformë edukative për shumë përdorues, duke ofruar ndërgjegjësim për kushte të ndryshme të lidhura me lëkurën, si kanceri i lëkurës dhe madje edhe trajtimi i akneve. Dermatologët dhe estetistët mjekësorë po tregohen proaktivë në ndarjen e informacionit rreth kushteve të zakonshme të lëkurës. Edhe pse aktualisht varësia nga mediat sociale është rritur për shkak të një sërë arsyesh, ekziston një sasi e madhe informacioni e rremë dhe e dyshimtë në mediat sociale të postuara nga përdorues të paverifikuar dhe pa njohuri mjekësore, duke përdorur këto faqe për të ndikuar në zgjedhjet e produkteve dermo-kozmetike të ndjekësve të tyre.
Në ditët e sotme një dermatolog nuk është më këshilluesi i vetëm i pacientit. Ky rol gradualisht po zëvendësohet nga mediat sociale. Si rezultat, përdoruesit e mediave sociale janë të mirëinformuar duke pasur akses në një shumëllojshmëri informacionesh, duke rezultuar në një numër të madh njerëzish që ndikojnë në zgjedhjet e tyre për kujdesin e lëkurës. Kjo mund të dëmtojë, pasi çdo lëkurë është organ mjaft individual dhe një rutinë e përgjithësuar e kujdesit të lëkurës mund të mos japë pamjen e dëshirueshme për të cilën dikush përpiqet.
Si përfundim, pa diskutim që informacioni I gjerë I gjendur online ka ndikuar pozitivisht në edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë ndaj kujdesit të lëkurës. Gjithsesi duhet treguar kujdes duke verifikuar vërtetësia, saktësia e faqes dhe personit që transmeton informacionin. Pavarsisht të gjithave, në rast të trajtimit të problematikave serioze të lëkurës këshillohet konsulta me specialistin e fushës për përcaktimin e një rutine të personalizuar.
Referenca:
-
https://www.neostrata.com/learn-about-skin-care/how-does-social-media-affect-skincare.html
-
Martel J, Powell E, Murina A. The effect of Instagram and p
-
Ross NA, Todd Q, Saedi N. Patient seeking behaviors and online person media’s role in cosmetic dermatology. Dermatol Surg. 2015;41(2):269–276. doi:10.1097/DSS.0000000000000267hoto-editing on seeking dermatologic care. J Cosmet Dermatol. 2020;19:1–4.
-
Jasmine Fardouly a, Phillippa C. Diedrichs b, Lenny R. Vartanian a, Emma Halliwell Social comparisons on social media: The impact of Facebook on young women's body image concerns and mood
-
Ronn Alexis V. Castillo1 ✉ Czarina Zoy C. Jaramillo2 and Leonard S. Sy3, The Effectiveness of Social Media Influencers in the Cosmetic and Skincare Industry to the Purchase Intention of the Generation Z Filipinos, Journal of Business and Management Studies ISSN: 2709-0876