Pse zinku është kaq i rëndësishëm?
By Ledi Shehi
/
April 01, 2022
Zinku është thelbësor për rritjen dhe ndarjen e qelizave, funksionin imunitar, reaksionet e enzimave, sintezën e ADN-së dhe prodhimin e proteinave.
Përfitimet e zinkut:
- Përforcon sistemin imunitar
- Përshpejton shërimin e plagëve
- Redukton rrezikun e sëmundjeve të lidhura me moshën
- Mund të ndihmojë në trajtimin e akneve
- Ul inflamacionin
Simptomat e mungesës së zinkut
Mungesa e zinkut është e vështirë të zbulohet duke përdorur teste laboratorike. Ju mund të keni mungesë zinku edhe nëse rezultatet duken normale.
Simptomat e mungesës së moderuar:
- Diarre
- Imunitet të dobësuar
- Flokë të hollë
- Ulje të oreksit
- Ç’rregullim të humorit
- Lëkurë të thatë
- Probleme të fertilitetit
- Zgjatje e shërimit të plagëve
Simptomat e mungesës së theksuar:
- Rritje dhe zhvillim i vonuar
- Pjekuri e vonuar seksuale
- Skuqje të lëkurës
- Diarre kronike
- Kohë e gjatë e shërimit të plagëve
- Ç’rregullim të sjelljes
Megjithëse mungesa e theksuar e zinkut është e rrallë, ajo mund të ndodhë në njerëz me mutacione të rralla gjenetike, foshnja që ushqehen me gji nga nëna të cilat kanë mungesë zinku dhe njerëz me varësi nga alkooli.
Disa produkte me Zink i gjeni duke klikuar këtu.
Tags:
blog
Share: