Brufen Ibuprofen Bustina

Lekë 316.00
Doza:  
Bar analgjezik dhe antiinflamator.

400 mg, 600 mg.

All

Brufen bën pjesë tek grupi i barnave anti-inflamatore jo-steroide.

Gjendet në dy doza: 400mg dhe 600mg.

Brufen indikohet për trajtimin afatshkurtër simptomatik tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç (mbi 40 kg):

  • për të lehtësuar dhimbjet e lehta deri të moderuara si: dhimbja e kokës dhe dhimbja e dhëmbit
  • për të lehtësuar dhimbjet menstruale
  • për të reduktuar ethet (temperaturën e lartë)



Gjithmonë merrni Brufen sipas rekomandimit të mjekut ose farmacistit juaj.

rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç (mbi 40 kg): 1 bustinë (400 mg) deri 3 herë në ditë, në interval kohor 4 deri 6 orë. Mos merrni më shumë se 3 bustina (1200 mg) në ditë.

Sa kohë duhet vazhduar trajtimi: Kosnsultohuni me mjekun nëse simptomat përkeqësohen, ose nuk përmirësoheni brenda 3 deri 5 ditëve. 

Shtatzënia: Brufen nuk rekomandohet të përdoret 3 muajt e fundit të shtatzënisë. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë bar nëse planifikoni të ngeleni shtatzënë, ose jeni në 6 muajt e parë të shtatzënisë. 

Ushqyerja me gji: Konsultohuni me mjekun para përdorimit të Brufen. Ibuprofeni kalon në qumështin e gjirit, por nuk ka të dhëna të ketë efekt mbi foshnjën e porsalindur.