Pharmawest- Një prezantim i shpejtë

Pharmawest- Një prezantim i shpejtë

RRETH NESH

Pharmawest Albania është një kompani farmaceutike e krijuar në 2018 nga Arba Gramo. Farmacia e parë është hapur në 2009, që atëherë numërojmë 3 farmaci nën markën Pharmawest, dhe bashkëpunojmë me 77 klinika estetike, afërsisht 200 farmaci dhe 80 mjek dermatologë/ kirurgë estetikë. Pharmawest është një markë e regjistruar që prej 17.12.2019.

Jemi kujdesur gjithnjë për klientët tanë me integritet, “Me gjithë ❤️”.

Nga pasioni i CEOs tonë për njerëzit dhe bukurinë e tyre, si dhe formimi i saj si farmaciste, Pharmawest e mbështet aktivitetin e saj në 3 shtylla kryesore:

 

NJERËZIT

Njerëzit janë gjithcka

Energjia që duhet për të krijuar dhe për të zhvilluar dicka të bukur vjen nga njerëzit me të cilët punojmë. Ata janë pjesë e stafit të Pharmawest, bashkëpunëtorë të Pharmawest, dhe klientët e saj.

 INTEGRITETI

Njerëzit tanë zgjedhin me kujdes

Ne besojmë se duke menduar dhe vepruar me integritet cdo pjesëz që përbën Phamawest, që nga zgjedhja e partnerëve, produkteve, dhe deri tek shërbimi që i ofrojmë klientëve tanë, do të jetë gjithmonë në standartin e duhur.

INOVACIONI

Gjithmonë në kërkim

Në Pharmawest jemi gjithmonë duke kërkuar dicka jashtë të zakonshmes. Duke filluar që nga idetë, produktet e reja dhe proceset e punës. Ne punojmë vazhdimisht që tu ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm, në mënyre që mbi të gjitha ju, klientët tanë, të jeni të kënaqur.