Echigin Lavanda Vaginale * 5
Lekë 2,500.00
Share:
Echigin Lavanda Vaginale respekton aciditetin natyral të mjedisit vaginal; ka veprim pastrues, deodorant dhe antialkalin.
Përmban në formulimin e saj substancat e mëposhtme:
- Echinacea Purpurea, e cila ka një veprim imunostimolant;
- Acidi Laktik, që falë pH-së së tij ndihmon në ruajtjen e aciditetit fiziologjik të vaginës;
- Alfa – Bisabololo, antiseptik dhe fungicid, që ndërvepron me membranën biologjike të mikroorganizmave;
- Natriumi i kokoamfoaciduar, agjent surfaktant amfoterik, që ka një veprim të butë dhe delikat;
- Malva, Kamomili, Kalendula kanë një veprim sinergjik dhe në të njëjtën kohë qetësues dhe zbutës.
Lavazhi vaginal lë një ndjesi të këndshme freskie dhe pastërtie.
Për shkak të formulës së tij, Echigin rekomandohet edhe në fund të ciklit menstrual dhe për higjienën personale pas një marrëdhënieje seksuale.
Udhëzime përdorimi:
- Tundeni flakonin para përdorimit.
- Thyhet koka e flakonit me një rrotullim të lehtë.
- Më pas hiqet kanula nga blisteri dhe vendoset në vrimën përkatëse boshe duke e fiksuar mirë.
- Bëhet larja duke zbrazur flakonin mbi të cilin ushtrohet një presion i lehtë, në mënyrë që të rrjedhë lëngu dhe flakoni të zbrazet.
Këshillohet 1 flakon në ditë.