Eugenol * 5 ML

Eugenol * 5 ML

Lekë 153.00
Title:  
Preparat dentar me veprim analgjezik, antiseptik dhe anestetik.

5 ml

Eugenoli ka veprim analgjezik, antiseptik dhe prodhon anestezi lokale. 

  • Veprimi bakteriostatik i Eugenolit është kundër Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Pseudomonas aeruginosa dhe Candida albicans. Eugenol përdoret në stomatologji, shpesh i përzier me oksid zinku. 
  • Ai prodhon anestezi lokale. 
  • Përdoret si bar për qetësimin e dhimbjeve të dhëmbit (një pambuk i lyer vendoset brenda kavitetit të dhëmbit të prishur), në mbushjet e përkohshme dentare me oksidin e zinkut dhe si përbërës në preparatet e higjenës orale. 
  • Ai mund të përdoret dhe si aromatizues. Esenca e Karafilit ka veti antihelmintike.

Gjithmonë përdoreni Eugenol sipas këshillës së mjekut ose farmacistit. 

Në qoftë se nuk jeni i sigurt, kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj. Në qoftë se ndjeni që efektet e Eugenol janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. 

Dozimi:

 • Dentisti juaj do t’ju informojë për dozën e Eugenolit që duhet të përdorni dhe kur ta përdorni atë. Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e dentistit tuaj me përpikmëri dhe të mos e ndryshoni asnjëherë vetë dozen, sido që të ndiheni. 

• Pyeteni dentistin apo farmacistin tuaj në qoftë se jeni i pasigurt për dozën që duhet të përdorni dhe kohën e përdorimit.

Shiko edhe