Floradix Vitamin B Complex * 250 ML

Floradix Vitamin B Complex * 250 ML

Lekë 1,690.00
Title:  

Përmban vitaminat e B-kompleksit, të cilat marrin pjesë në një mori procesesh metabolike tejet të rëndësishme për organizmin dhe kontribuojnë konsiderueshëm në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e njeriut.

250 ml

Floradix Vitamin-B-complex përmban vitaminat e B-kompleksit, të cilat marrin pjesë në një mori procesesh metabolike tejet të rëndësishme për organizmin dhe kontribuojnë konsiderueshëm në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e njeriut. Doza ditore prej 20 mililitrash është e mjaftueshme për sigurimin e sasive të duhura të vitaminës B1, B2, niacinës (B3), vitaminës B6, biotinës (B7) dhe vitaminës B12.

Vitaminat B1, B2, B6, B12 dhe niacina kontribuojnë në një metabolizëm normal të prodhimit të energjisë si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. Vitaminat B2, B6, B12 dhe niacina kontribuojnë në pakësimin e lodhjes dhe të plogështisë.

Përveç kësaj, vitamina B1 kontribuon në funksionimin normal të zemrës. Vitamina B6, dhe B12 kontribuon në krijimin e qelizave normale të kuqe të gjakut si dhe në funksionimin normal të sistemit imun. Biotina dhe Niacina sigurojnë një lëkurë të shëndoshë si dhe funksione normale psikologjike.

Floradix Vitamin-B-complex portokall dhe frutën e pasionit duke i dhënë kështu këtij produkti një shije frutash dhe duke e bërë njëherësh edhe një lëngë me shije tejet të këndshme krahasuar me tabletat konvencionale të vitaminave të B-kompleksit.

Floradix Vitamin-B-complex nuk përmban lëndë konservuese, ngjyrues, apo aromatizues artificial, si dhe nuk përmban organizma të inxhinieruar gjenetikisht, produkte të qumështit, laktozë, maja apo gluten dhe është i përshtatshëm për vegjetarianë dhe veganë.


MËNYRA E PËRDORIMIT:

  • Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeçare: 20 ml një herë në ditë.
  • Fëmijët e moshës 7-12 vjeçare: 10ml një herë në ditë.
  • Fëmijët e moshës 3-6 vjeçare: 5ml një herë në ditë.

Shiko edhe