Frida Mom Postpartum Recovery Essentials Kit
Lekë 7,500.00
Seti i rekupërimit postpartum ndihmon në lehtësimin e procesit të rekuperimit, duke ju dhënë mundësi të shijoni me tëpër momentin magjik.
-
Share:
Seti i rekupërimit postpartum ndihmon në lehtësimin e procesit të rekuperimit, duke ju dhënë mundësi të shijoni me tëpër momentin magjik.
Përmban:
- 4 Peceta të akullta, të cilat kombinojnë terapinë e ftohtë të menjëhershme dhe thithjen maksimale në një pecetë të vetme. Për dhembje të zakonshme, ënjtje dhe mavijosje. Udhëzime për përdorim: ndërsa peceta është ende në mbështjellësin plastik, paloseni përgjysmë (nga lart poshtë) derisa qesja e brendshme të bëjë një tingull "kërcitje". Tundeni pak për të filluar ftohjen. Hiqni shiritin e letrës për të zbuluar ngjitësin dhe vendoseni në mbathje. Vetëm për një përdorim.
- 4 mbathje njëpërdorimshe, të buta dhe elastike, të dizajnuara për të mbajtur pecetat higjenike (dhe të gjitha shtresat e tjera të rikuperimit të FridaMom) pa bërë kompromis me rehatinë Materiali mikrofibër (jo rrjetë) do tju duket si pambuk, por me veti që është i shpërbëshëm. Madhësia e rregullt ( 71cm - 107cm). Materiali: 60% mikrofiber, 30% pulp/paper, 10% spandex..
- Një pako letra te lagura me ekstrakt bimor medicinal hamamelis, për qetësimin e zonës perineale. Vendoset mbi pecetë për qetësimin e zones perinale pas lindjes natyrale. Sugjerohet të mbahet në frigorifer për efekt shtesë Përbërja: Ekstrakt bimor medicinal, pa ngjyrues dhe kimikate.
- Shkumë qetësuese që vendoset mbi pecetë dhe ju lehtëson djegien dhe skuqjen në zonën perineale. Ka përbërje ekstrakt bimor hamamelis medicinal për rikuperimin më të shpejtë të gjithë zonës perineale. Ruani në temperaturë dhome ose në frigorifer për ftohje shtesë. Përbërësit: Hamamelis, Aqua (ujë i deionizuar), triglicerid kaprilik/kaprik, ekstrakt chamomilla recutita (kamomil), acid citrik, etilheksilglicerinë, vaj mente, fenoksietanol, natrium benzoat, natrium lauroamphoacetate, tokoferol (vitaminë E).