Ginexid CLX Lavanda Vaginale * 5
Lekë 2,100.00
Share:
Ginexid CLX Lavanda Vaginale, formula specifike, lejon një pastrim efektiv edhe në prani të patologjive (vulviti bakterial dhe mykotik, vaginiti specifik dhe jo specifik) ose acarimet të zonës perianogjenitale.
- Falë formulimit pa ngjyrues, konservues dhe surfaktantë agresivë, pastron në mënyrë delikate dhe tolerohet mirë edhe në përdorim të zgjatur.
- Eshtë e dobishme në të gjitha situatat me rrezik më të madh infektiv (pishina, palestra, plazhe, përdorimi i veshjeve sintetike, përdorimi i tamponeve, pas marrëdhënieve seksuale), në veçanti periudhat e jetës së femrës (shtatzënia, pas lindjes, cikli menstrual) ose në profilaksinë para dhe pas operacionit në kirurgjinë gjinekologjike.
- Falë formulimit specifik të saj ajo kryen një veprim antibakterial përmes parandalimit të përhapjes së mikrobit.
Indikimet
Higjienë intime ditore edhe në prani të patologjive (vulviti bakterial dhe kërpudhat) dhe / ose në shoqërim me trajtime specifike.
Udhëzime përdorimi:
- Tundeni flakonin para përdorimit.
- Thyhet koka e flakonit me një rrotullim të lehtë.
- Më pas hiqet kanula nga blisteri dhe vendoset në vrimën përkatëse boshe duke e fiksuar mirë.
- Bëhet larja duke zbrazur flakonin mbi të cilin ushtrohet një presion i lehtë, në mënyrë që të rrjedhë lëngu dhe flakoni të zbrazet.
Këshillohet 1 flakon në ditë.