Pharmaceris A Special Protectin Cream SPF 100+ * 75 ML
Lekë 3,978.00
Krem mbrojtës ndaj rrezatimeve UVA/UVB me SPF 100+.
75 ml
Share:
Pharmaceris A Special Protectin Cream SPF 100+
Indikacioni:
- Kremi rekomandohet për njerëzit, që zhvillojnë reaksione intolerance ndaj llojeve të ndryshme të rrezatimit diellor, duke përfshirë reagimin alergjik, djegiet nga dielli, eritemën e shkaktuar nga dielli dhe hiperpigmentimin.
- Indikohet për lëkurë delikate dhe të ndjeshme dhe për grupe me rrezik të lartë të zhvillimit të lezioneve të lëkurës, duke përfshirë njerëzit me ngjyrë lëkure shumë të hapur.
- Rekomandohet gjithashtu për njerëzit, që janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kancerit të lëkurës jo-melanoma [p.sh. pacientë të imunosupresionuar] dhe keratozë solar lidhur me një rrezik të shtuar të kancerit të lëkurës.
- Kremi parandalon ndryshimet e padëshiruara të lëkurës që vijnë nga ekspozimi në diell, duke siguruar mbrojtje intensive gjatë gjithë vitit për lëkurën që ka nevojë për masa mbrojtëse të veçanta.
- Parandalon shfaqjen e: djegieve nga dielli, acarimit dhe inflamacionit, skuqjes, naevi-ve të pigmentuara dhe reaksioneve alergjike të shkaktuara nga dielli duke formuar një ekran që redukton depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit me spektër të gjerë – duke përfshirë rrezatimin UVA, UVB, IR dhe HEV – në shtresat e thella të lëkurës.
- Falë vajit natyral Canola dhe ekstraktit të algave vajore, kremi ndihmon në ruajtjen e lagështisë optimale të lëkurës dhe niveleve të lipideve për të parandaluar skuqjen.
- Parandalon tharjen e lëkurës, e mban lëkurën të qetë, eliminon shqetësimin dhe djegien dhe forcon barrierën lipidike epidermale.
- parandalon dëmtimet dhe sëmundjet e pakthyeshme të lëkurës [p.sh. keratoza diellore] që rezulton nga ekspozimi në diell,
- zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës,
- parandalon stresin oksidativ, fotoplakjen e lëkurës dhe mutacionet e ADN-së dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi diellor me spektër të gjerë.
- Një përzierje inovative e filtrave me spektër të gjerë anti-UVA/UVB/HEV/IR, që krijojnë një krem kundër diellit që redukton rrjedhën e një spektri të gjerë rrezesh të dëmshme dielli që depërtojnë thellë në lëkurë.
- Vlera speciale SPF prej 100+, PPD 47, mbrojtje shumë intensive për lëkurën që ka nevojë për masa mbrojtëse të veçanta.
- Vaj Kanola dhe Ekstrakt Algash për nivele optimale të hidrtaimit dhe lipideve në lëkurë dhe parandalimin e skuqjes.
Udhëzimet për përdorim:
- Për përdorim të përditshëm në trup dhe fytyrë përveç zonës së syve. Aplikoni një sasi të mjaftueshme të kremit (2mg/cm2) në fytyrë, pjesë të ekspozuara të trupit dhe zona veçanërisht të ndjeshme 20-30 minuta para ekspozimit në diell.
- Riaplikoni kremin çdo 2 orë dhe çdo herë pas kontaktit me ujin, tharjes me peshqir ose djersitjes së madhe.
- Kremi është i përshtatshëm edhe për përdorim lokal p.sh. në shenjat e lindjes. Vetëm për përdorim të jashtëm.
- Për të ruajtur mbrojtjen SPF 100+, aplikojeni kremin në lëkurë në dozën e rekomanduar prej 2 mg/cm2 ose ndiqni udhëzimet e mëposhtme për dozën e bazuar në lugë çaji.
- Përdorimi i kremit nën dozën e rekomanduar mund të rezultojë në një nivel më të ulët të mbrojtjes së lëkurës që çon në djegie nga dielli.