PiLeJe BabyBiane Reflexe Nourrisson Fl 30ml

Lekë 3,200.00
Title:  

Integrator me probiotikë dhe Vitaminë D3, i formuluar për të mbështetur ekuilibrin e florës intestinale dhe sistemin imunitar tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Bifidobacterium longum LA101, Lactobacillus helveticus LA102, Lactococcus lactis LA103,Streptococcus thermophilus LA104, Lacticaseibacillus rhamnosus GG LA801, Vitaminë D3 (1 µg / 40 IU)

30ml

Babiane Reflexe Nourrisson është zhvilluar për foshnjat dhe fëmijët nga 0 deri në 3 vjeç, veçanërisht në raste diskomforti tretës, konstipacion kronik ( kapsllëk)  ose infeksione të ndryshme të vazhdueshme . Formula e tij kontribuon në një florë intestinale të balancuar dhe, falë Vitaminës D3, ndihmon në përmirësimin e imunitetit tek fëmijët. Forma e lëngshme e bën produktin të lehtë për administrim të përditshëm.

PËR KË REKOMANDOHET?

  • Për foshnja dhe fëmijë të vegjël (0–3 vjeç)
  • Në raste shqetësimesh gastrointestinale
  • Në rastet e konstipacionit kronik
  • Në rastet e infeksioneve të vazhdueshme tek fëmijët
  • Për mbështetje të florës intestinale dhe imunitetit

FORMULA

  • Bifidobacterium longum LA101
  • Lactobacillus helveticus LA102
  • Lactococcus lactis LA103
  • Streptococcus thermophilus LA104
  • Lacticaseibacillus rhamnosus GG LA801
  • Vitaminë D3 (1 µg / 40 IU)
  • 2 miliardë CFU për dozë ditore

Shtame të përzgjedhura dhe të identifikuara qartë, të përshtatura për mikrobiotën e foshnjave


Mënyra e përdorimit: Para përdorimit të parë, hidhni të gjithë përmbajtjen e bustinës në shishen që përmban vajin. Mbylleni shishen me kapak dhe tundeni mirë. Pas përzierjes, produkti mund të përdoret për 1 muaj dhe duhet të ruhet në temperaturën e ambientit.

Me anë të pipetës dozuese merrni 1 ml në ditë, direkt në gojë ose në një lugë. Mund të hollohet në një pije të ftohtë ose të vakët.

Tundeni shishen para çdo përdorimi. Preferohet të merret para ushqimit.  Mos e shtoni në ushqime ose pije të nxehta.

Shiko edhe