Feminabiane Intima është zhvilluar për femrat që përjetojnë diskomfort intim vaginal, si ndjesi djegieje, tharje ose parehati. Formula e tij ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të florës vaginale falë shtameve probiotike të përzgjedhura dhe kontribuon në mirëmbajtjen e mukozave normale.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË?
- I përshtatshëm që nga puberteti
- Mbështet ekuilibrin e florës vaginale
- Ndihmon në ruajtjen e mukozave normale falë Vitaminës B2
- Përmban shtame probiotike të identifikuara qartë
- I zhvilluar sipas standardeve shkencore dhe farmaceutike të PiLeJe
PËR KË REKOMANDOHET?
- Për vajza dhe gra që nga puberteti
- Në raste diskomforti intim vaginal
- Në raste të përsëritura ose jo
- Për mbështetje të ekuilibrit intim në situata ndjeshmërie
-
Mund të përdoret gjatë shtatzënisë apo gjidhënies me këshillim nga mjeku apo farmacisti juaj.
FORMULA
Për 2 kapsula:
- Vitaminë B2 (riboflavinë) – 2.8 mg
Probiotikë (20 miliardë CFU):
- Lactobacillus gasseri LA806
- Lactobacillus helveticus LA401
- Lactiplantibacillus plantarum LA901
Forma: kapsula
Doza:
- Në rastet e diskonfortit për herë të pare : 2 kapsula në ditë për 10 ditë
- Në raste të përsëritura: 1 kapsulë në ditë për 20 ditë
Preferohet të mos merren me ushqim ose pije të nxehta
Mund të përsëritet sipas nevojës




