Pure & Sunny Herbal Hair Oil 100 ML
Kombinim vajrash natyralë për trajtimin e rënies, flokëve të dëmtuar dhe të brishtë.
100 ml
Kombinimi vajor është i pasur me:
1-Vaj Hithre
Një nga vajrat me veti të njohura prej shekujsh kundër alopecisë dhe skalpit të thatë dhe të irrituar. Ndihmon gjithashtu në rritjen e flokut dhe është i pasur me minerale.
2-Vaji i Avokados
Hidraton, shkëlqen dhe ushqen flokun gjatë gjithë gjatësisë së tij duke parandaluar këputjen. Ka efekt antiinflamator në skalp.
3-Vaj Ricini
Hidraton skalpin e thatë dhe të irrituar, ndihmon në rritjen e flokut, ushqen dhe trash flokun e hollë dhe të demtuar që në bulb. Parandalon këputjen e flokëve dhe majat e dyfishta. Ka veti anti-bakteriale dhe anti-mikotike në lëkurën e skalpit.
4-Vaj Esencial Rosmarine
Vaji Esencial i Rozmarinës i konsideruar si Minoxidil-i ( trajtues i njohur kundër alopecisë) natyral, nxit mikroqarkullimin e gjakut në skalp, ka veti antiinflamatore të fuqishme, lufton zbokthin dhe qetëson skalpin e irrituar. Frenon rënien e flokëve, nxit rritjen e tyre dhe parandalon shtimin e flokëve të thinjur.
5-Vaji i Kokosit
Ka veti hidratuese dhe zbutëse në flokë.
6-Vaji Esencial i Livandos
Ka veti antiseptike, antibakteriale në skalp. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut, rritjen, forcimin e flokëve dhe frenon rënien e tyre.
- Aplikoni vajin në skalp duke e masazhuar për pak sekonda.
- Krihni flokët dhe shpërndajeni vajin në të gjithë gjatësinë e tyre.
- Mbajeni 30 minuta deri në 1 orë para larjes së flokut.