Pure & Sunny Lip Balms 5 GR

Lekë 350.00
Shija:  
Zbutës buzësh me përberës bimorë.

5 gram

Pure & Sunny Lip Balms sigurojnë ushqim dhe hidratim intensiv për buzët e thata dhe të plasaritura.

Një kombinim unik përbërësish riparojnë dhe rikthejnë ndjesinë e qetësisë në buzët tuaja.

  • Dylli i Bletës përmban emulsifikues natyral që ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit, duke e bërë atë një përbërës tepër efektiv për buzët e thata dhe të plasaritura. Gjithashtu mbron buzët nga rrezet UV.
  • Gjalpi Shea ka veti anti-inflamatore dhe shpesh përdoret për të shëruar dhe parandaluar buzët e plasaritura.
  • Vaji i Avokados ndihmon në zbutjen dhe hidratimin e buzëve tuaja, por është gjithashtu i pasur me antioksidantë si Beta Karoten dhe Vitamina A, D dhe E. Këta antioksidantë ndihmojnë në mbrojtjen e buzëve nga rrezet UV, ndërkohë që nxisin prodhimin e kolagjenit.
  • Vaji i Bajames ndihmon në rigjenerimin e buzëve tuaja duke larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Ai parandalon plasaritjen e buzëve dhe siguron hidratimin afatgjatë të tyre.
  • Meqenëse Vitamina E promovon qarkullimin dhe rigjenerimin e qelizave, përdorimi i saj në buzët e thata nxjerr qelizat e reja në sipërfaqe më shpejt. Konsistenca e trashë dhe vajore e vajit të vitaminës E mund të parandalojë gjithashtu acarimin e mëtejshëm.

Gjendet në disa fragranca:

  1. Portokalli me faktor mbrojtës SPF 15.
  2. Kanellë me faktor mbrojtës SPF 15.
  3. Mente me faktor mbrojtës SPF15.
  4. Luleshtrydhe me faktor mbrojtës SPF 20.
  5. Çokollatë me faktor mbrojtës SPF 15.


Aplikojeni tek buzët sa herë të jetë e nevojshme.

Shiko edhe