Youth Lab Thirst Relief Mask 50ML

Lekë 2,500.00
Title:  
Maskë me efekt të lartë hidratues që zgjat deri 6 orë pas aplikimit, për të gjitha llojet e lëkurave.

50 ml

Thirst Relief Mask është një maskë për lëkura të dehidratuara, e cila rikthen hidratimin në vetëm 10 minuta! Rivendos barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe transferon agjentë hidratues në shtresat e poshtme të lëkurës, duke dhënë një efekt që zgjat deri 6 orë pas aplikimit. Përmirëson prodhimin e kolagjenit tipi I & III duke e bërë teksturën e lëkurës të butë, elastike dhe të hidratuar.

Përbërësit aktivë:

  • Ekstrakti i Algave të Kuqe hidraton dhe zbut lëkurën.
  • Matrica Molekulare Biopolimere garanton hidratim të thellë dhe të gjatë.
  • Ekstrakti i Farave Të Mollës ndihmon në prodhimin e kolagjenit tipi I dhe III. 
  • Acidi Hialuronik, me peshë të ulët dhe të lartë molekulare, ruan dhe transferon lagështinë e mjedisit tek lëkura.
  • Kombinimi i vajrave Jojoba, Mimosa dhe Luledielli e bën lëkurën të qëndrojë e butë për një kohë të gjatë.
  • Betaina, një aminoacid natyral ndihmon në zvogëlimin e humbjes së ujit transdermal dhe rrit hidratimin e lëkurës.
  • Gjalpi Shea mbron lëkurën e thatë nga faktorët e jashtëm mjedisorë dhe i jep lëkurës elasticitet.
-I përshtatshëm edhe për lëkurat e yndyrshme të dehidratuara.

-Testuar dermatologjikisht, pa paraben dhe gluten.

Aplikoni maskën në fytyrë dhe qafë të pastruar më parë duke shmangur zonën përreth syve. 

Mbajeni 10-15 minuta ose përgjatë gjithë natës. Shpëlajeni më pas me ujë të vakët.

Aplikim i rekomanduar për lëkurë normale ose të thatë: 1-2 herë në javë.
Llojet e tjera të lëkurave: për sa kohë që ndjeni se lëkura juaj ka nevojë.

Shiko edhe