Tetë përfitimet e Magnezit
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për organizmin e njeriut.
Tetë përfitimet kryesore të tij janë:
-
Përfshihet në qindra proçese metabolike
Magnezi është një mineral që merr pjesë në qindra reaksione kimike në trupin e njeriut. Megjithatë shumë njerëz marrin më pak se sa kanë nevojë.
-
Magnezi lufton depresionin
Mund të ketë një lidhje midis depresionit dhe magnezit. Plotësimi i tij mund të zvogëlojë simptomat e depresionit në disa njerëz.
- Mund të rrisë performancën e ushtrimeve fizike
Sipas disa studimeve, suplementet e magnezit kanë treguar se rrisin performancën e ushtrimeve fizike.
- I dobishëm kundër diabetit të tipit 2
Njerëzit që marrin më shumë Magnez kanë një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2. Për më tepër, suplementet kanë treguar se ulin sheqerin në gjak tek disa njerëz.
- Mund të ulë presionin e gjakut
Magnezi ndihmon në uljen e presionit të gjakut tek njerëzit me nivele të larta, por nuk duket se ka të njëjtin efekt tek ata me nivele normale.
- Ka përfitime anti-inflamatore
Magnezi ndihmon në luftimin e inflamacionit. Marrja e ulët e e tij lidhet me inflamacionin kronik, i cili është një nga nxitësit e plakjes, obezitetit dhe sëmundjeve kronike.
- Mund të ndihmojë në parandalimin e migrenës
Njerëzit me migrenë të shpeshtë mund të kenë nivele të ulëta të magnezit. Disa studime tregojnë se marrja e këtij minerali mund të sigurojë lehtësim nga migrena.
-
Redukton rezistencën ndaj insulinës
Suplementet e magnezit mund të përmirësojnë rezistencën ndaj insulinës tek njerëzit me sindromë metabolike dhe diabet të tipit 2.
Disa nga suplementet me përmbajtje magnezi që ne rekomandojmë janë: