Të kuptojmë tipoligjitë (llojet) e ndryshme të lëkurës
ÇFARË LLOJ LËKURE KAM DHE CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E SAJ?
Tipologjia (lloji) i lëkurës është baza mbi të cilën duhet të zgjedhim produktet që përdorim në lëkurë.
Ka katër lloje bazike të lëkurës: normale, e thatë, e yndyrshme, mikse. Lloji i lëkurës që kemi është i përcaktuar nga gjenetika. Por gjendja në të cilën ajo është, influencohet nga shumë faktorë të jashtëm apo të brendshëm.
LËKURA NORMALE
Tekstura e një lëkure normale
Kur flasim për lëkura normale, po flasim për një lëkurë të balancuar, të shëndetshme. Zona T (balli, hunda dhe mjekra) mund të jetë pak e yndryshme, por në përgjithësi lëkura nuk është as shumë e thatë, as shumë e yndyrshme.
Si mund ti identifikojmë lëkurat normale:
- Pore të vogla
- Qarkullim i mirë i gjakut
- Janë të buta dhe kanë ngjyrë rozë të hapur
- Nuk kanë akne apo njolla
- Nuk janë shumë sensitive
LËKURA E THATË
Tekstura e një lëkure të thatë
Kjo lloj lëkure prodhon më pak sebum (yndyrë) se lëkura normale. Si pasojë e mungeses së sebumit, lëkura nuk ka mjaftueshëm lipide për të krijuar shtresën mbrojtëse ndaj agjentëve të jashtëm dhe për të mbajtur brenda ujin. Thatësia në lëkurë ka gradë të ndryshme.
Femrat janë më të predispozuara ndaj lëkurave të thata se meshkujt. Problemet që vijnë nga lëkurat e thata, janë nga më të zakonshmet dhe përmbushin plot 40% të vizitave tek dermatologët.
Hidratimi i lëkurës:
Hidratimi i lëkurës varet nga furnizimi me ujë në shtresat e thella të lëkures si dhe djersitja.
Lëkura mund të humbasë ujë në dy mënyra:
- Djersitja
- Humbja trans- epidermale e ujit: mënyra natyrale e humbjes së ujit në mënyre pasive nëpërmjet së cilës lëkura përçon rreth 0.5 litra ujë në ditë nga shtresat e thella të saj në ato siperfaqësore
Lëkura e thatë shkaktohet nga mungesa e:
- Faktorëve Hidratues Natyralë (FHN) – në mënyrë të veçantë ureja, amino acidet dhe acidi laktik – të cilat ndihmojnë të mbajnë ujin brenda në lëkurë.
- Yndyrnat epidermale si kërmidet, acidet yndyrore dhe kolesteroli të cilat nevojiten për një funksion të shëndetshëm të barrieres mbrojëse të lëkurës.
Si të identifikojmë llojet e ndryshme të lëkurës së thatë:
Lëkura e thatë varion nga rastet kur lëkura është thjeshtë pak më e thatë se normalisht, deri tek një lëkurë që është vërtet e thatë ose ekstremisht e thatë. Diferencat mund të dallohen si më poshtë:
- Lëkurë e thatë: Kur lëkura është pak e thatë, atëherë mund ta ndieni atë më pak fleksibël, pak të ashpër dhe në dukje, të lodhur.
- Lëkurë shumë e thatë mund të jetë gjithashtu më e prirur ndaj irrimitieve, skuqjes, dhe infeksioneve. Nëse thatësia nuk trajtohet atëherë, lëkura mund të ketë:
- Rrjepje
- Një pamje të ashpër (ndonjëherë mund të duket sikur është plakur)
- Shumë pak fleksibilitet
- Kruarje
- Lëkurë ekstremisht e thatë:
Disa pjesë të trupit- sidomos duart, këmbët, brrylat dhe gjunjët- janë të prirura ndaj:
- Ashpërsisë
- Plasaritjeve
- Kallove
- Kruarjes së vazhdueshme
Të moshuarit janë ata që vuajnë më së shumti nga lëkurat ektremisht të thata.
LËKURA E YNDYRSHME
Tekstura e një lëkure të yndyrshme
Lëkurat e yndyrshme janë ato të cilat prodhojnë shumë sebum, pra yndyrë.
Lëkura e yndyrshme shkaktohet nga:
- Genetika
- Ndryshime dhe çrregullime hormonale
- Ilaçet
- Stresi
- Produkte kozmetike dhe makeup komedogjenik të cilat irritojnë lëkurën
Si mund ti identifikojmë lëkurat e yndyrshme:
- Pore të mëdha, e shumë të dukshme
- Shkëlqim në lëkurë
- Lëkurë e trashë dhe e zbehtë: kapilarët apo enët e gjakut mund të mos jenë të dukshme
Lëkurat e yndyrshme janë pro komedoneve (pikat e zeza dhe të bardha), dhe format e ndryshme të akneve.
Në raste të lehta aknesh, komedonet mund të shfaqen në fytyrë, qafë, shpatulla, gjoks dhe shpinë.
Në raste më të rënda, papulat (gunga të vogla pa asnjë kokë të bardhë ose të zezë) dhe pustulat (gunga mesatare me një kokë të bardhë ose të verdhë në qendër), shfaqen në lëkurë dhe lëkura inflamohet.
LËKURA MIKSE
Lëkurat mikse mund ti identifikojmë kur zona T dhe mjekra janë të yndryshme ndërsa faqet,më të thata.
Si mund ti identifikojmë lëkurat mikse:
- Një zonë T e yndyrshme (balli, hunda, mjekra)
- Pore të zmadhuara në zonën T
- Faqe normale ose të thata
Pjesët e yndyrshme të lëkurave mikse, janë të shkaktuara nga mbiprodhimi i sebumit. Pjesët e thata të lëkurës mikse, shkaktohen nga mungesa e sebumit dhe për pasojë një deficencë e lipideve përkatëse.
TIPOLOGJI TË TJERA LËKURASH BAZUAR NË GJËNDJE SPECIFIKE TË SAJ
Ndryshe nga lloji i lëkurës, gjendja e lëkurës varion gjatë jetës së një individi. Ka shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm si psh: klima dhe ndotja e ambjentit, ilacet, stresi apo faktorë të trashëguar të cilët influencojnë nivelet e sebumit, djersës dhe faktorët natyrorë që lëkura prodhon. Regjimi i lëkurës dhe produktet që zgjedhim gjithashtu influencojnë gjendjen e saj.
Produktet duhen zgjedhur në mënyrë që të përputhen me llojin (tipologjinë) e lëkurës, por duhet edhe të kujdesen edhe për gjëndjen aktuale të saj. Dermatologët dhe ekspertët e lëkurës, e identifikojnë gjendjen e lëkurës duke matur faktorët e mëposhtëm:
- Mosha e pacientit
Lëkura evolon gjatë jetës së çdo individi. Ata që kanë lëkurë të yndyrshme gjatë adoleshencës, pas pubertetit mund ta kenë lëkurën më të thatë. Ndërsa ata që kanë pasur lëkurë normale, gjithashtu mund të shohin që lëkura është bërë më e thatë.
Të gjitha llojet e lëkurave teksa plaken, humbin tonusin, kanë rrudha dhe ndryshime në pigment. Duke kuptuar dhe matur këto shenja të plakjes, mund të përcakojmë gjëndjen e lëkurës.
- Ngjyra e lëkurës
Ngjyra e lëkurës dhe etnia gjithashtu influencojnë se si lëkura reagon ndaj faktorëve të jashtëm, si dielli, çrregullimet e pigmentit, irritimi apo inflamacioni. Ngjyra bazike e lëkurës mund të përcaktohet nga densiteti i epidermis dhe shpërndarja e melaninës.**
Skuqja e lëkurës është një mënyrë tjetër e cila përcakton gjëndjen e lëkurës; tregon sa i mirë është qarkullimi i gjakut dhe ndihmon të përcaktojë gjëndje të lëkurës si rosacea* (add picture) dhe kuperosa* (add picture).
- Ndjeshmëria/ sensitiviteti i lëkurës
Lëkurat e ndjeshme janë thjeshtë të irritueshme nga faktorë të ndryshëm, të cilët tolerohen thjeshtë nga lëkurat normale (të balancuara), si temperaturat e larta apo të ulëta ose produktet që përdorën për kujdesin e lëkurës. Për disa njerëz ndjeshmëria në lëkurë është e përhershme, për disa të tjerë, mund të shaktohet nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo ndodh kur funksioni natyral mbrojtës i lëkurës është dëmtuar, duke shkaktuar kështu humbjen e ujit dhe duke lejuar penetrimin e substancave të ndryshme irrituese.
- Prodhimi i sebumit dhe djersës
Sasia e sebumit të prodhuar nga gjëndrat e yndyrës kontrollon efiksatitetin e barrierës fiziologjike të lëkures duke ndikuar kështu, edhe gjëndjen e saj. Mbiprodhimi i yndyrës mund të rezultojë në një lëkurë të yndyrshme, akneike. Ndërsa prodhimi i ulët i yndyrës, mund të rezultojë në një lëkurë të thatë.
- Faktorët Hidratues Natyralë
FHN-të si amino acidet, ndihmojnë trupin të lidhi ujin në lëkurë, mirëbajne elasticitetin, dhe nuk e lënë lëkurën të dehidratohet. Në rast se barriera mbrojtëse e lëkurës dëmtohet, shpeshherë nuk e ka të mundur të ruajë FHN-të kryesore kështu që, lëkura nuk është më e hidratuar dhe gjëndja e saj influencohet.