Bimbovit Fluoro * 15 ML

Bimbovit Fluoro * 15 ML

Lekë 1,100.00
Title:  

Suplement me Vitamina, Fluor dhe Acid Folik.

0.25 mg Fluor, 100 mcg Acid Folik, 7.5 mcg (400UI) Vitamine D3, 9 mg Vitamine PP, 0.8 mg Vitamine B2, 0.6 mg Vitamine B1, 0.7 mcg Vitamine B12.

15 ml

Bimbovit Fluoro është një suplement vitaminash me përmbajtje fluori dhe acidi folik, indikuar në rastet e defiçiencave të vitaminave nga dieta ushqimore.

  • Fluori është i rëndësishëm në parandalimin e kariesit dentar, forcon smaltin e dhëmbëve, rimineralizon dhe ul prodhimin e acidit nga ana e pllakava bakteriale.
  • Acidi Folik ndihmon në përthithjen e hekurit në organizëm dhe në zhvillimin e rruazave të kuqe të gjakut.
  • Vitamina D kontribuon në zhvillimin normal të kockave dhe dhëmbeve, në sistemin imunitar dhe në mbajtjen e niveleve të kalçiumit në gjak.
  • Vitaminat e grupit B janë të rëndësishme për metabolizmin energjitik dhe favorizojnë përthithjen e substancave ushqyese.

Indikacionet:

  • Parandalimi i Kariesit dentar.
  • Parandalimi i Rakitizmit.
  • I rëndësishëm në etapat e rritjes së fëmijës.



Doza e rekomanduar është 6 pika në ditë. Mund të ndahet edhe në dy administrime të ndryshme.

Kujdes!

  • Konsultohuni me mjekun para përdorimit të produktit.
  • Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
  • Suplementet nuk zëvendësojnë dietën ushqimore.
  • Mund të merret i holluar me ujë ose lëngje frutash.
  • Nuk rekomandohet të shoqërohet me qumësht pasi ngadalëson proçesin e përthithjes të Fluorit nga organizmi.


Shiko edhe