Haliborange Multivitamins Softies * 30
Lekë 1,500.00
Suplement ushqimor multivitaminik për fëmijë.
30 tableta xhelatinoze
Share:
Haliborange Multivitamins Softies është një suplement ushqimor me kompleks vitaminash dhe mineralesh, me shije të këndshme frutash si luleshrydhe apo portokall, të përshtatshme për rritjen e shëndetshme të fëmijëve të grupmoshës 3-12 vjeç.
Ai përmban:
- Vitaminë A, e cila është tepër e rëndësishme për mirëqënien e shikimit.
- Vitaminë D, e cila ndikon në forcimin e kockave dhe të dhëmbëve.
- Kompleksi i vitaminave B ndikon në mirëqënien e sistemit nervor, stimulon prodhimin e hemoglobinën, e cila mundëson transportin e oksigjenit në organizëm. Gjithashu ky kompleks ndikon në nxitjen e metabolizmit dhe forcimin e imunitetit.
- Vitaminë C dhe E me veti të theksuara antioksidante, të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidtaiv si edhe stimulojnë përgjigjen imunitare.
- Këshillohet përdorimi i 1-2 tabletave xhelatinoze të përtypshme në ditë, gjatë ushqimit.
- Tabletat nuk gëlltiten.
- Nuk duhet tejkaluar doza ditore e rekomanduar.
- Mos i përdorni tek fëmijët nën 3 vjeç.