Kirokomplex *20
Lekë 3,100.00
Suplement ushqimor që trajton çrregullimet hormonale dhe metabolike.
20 tableta
Share:
Kirokomplex është një suplement ushqimor me përbërje të D-Chiro-Inositol, Myo-Inositol, Mangan, Acid Folik, Vitaminë D3 dhe Revifast.
- D-Chiro-Inositol është një variant tjetër i Inositolit, i cili kryen rolin e mesazherit dytësor të insulinës duke rregulluar metabolizmin e glukozës dhe për pasojë normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak.
- Myo-Inositol është një molekulë e prodhuar nga trupi ynë i pranishëm edhe në ushqime të caktuara. Roli i tij fiziologjik është të monitorojë reagimin e trupit ndaj hormoneve të ndryshëm si insulina dhe FSH (hormoni stimulues i folikulit). Marrja e vazhdueshme në organizëm e myo-inositol mund të jetë e dobishme në normalizimin e aktivitetit metabolik dhe hormonal të femrave që vuajnë nga PCOS (sindroma polycistike ovariane)
- Acidi Folik bën pjesë në grupin e vitaminave B të tretshme në ujë. Ai kontribuon në metabolizmin e aminoacideve dhe në proçesin e ndarjes qelizore.
- Mangani është një mineral i rëndësishëm, i cili luan rol në përftimin e formës aktive të D-Chiro-Inositol.
- Vitamina D3 parandalon luhatjet hormonale.
- Revifast është një ekstrakt nga bima Polygonum Cuspidatum, i cili luan rol në rregullimin e ciklit menstrual.
Rekomandohet përdorimi i 1 tablete në ditë.
- Nuk duhet të tejkalohet doza ditore e rekomanduar.
- Mbajeni larg fëmijëve.