Nutrigen Boni Denti * 25 ML
Lekë 1,570.00
Suplement ushqimor me fluor dhe vitaminë D3 për fëmijë.
25 ml
Share:
Nutrigen Boni Denti është një suplement ushqimor me përbërje të Fluorit dhe Vitaminës D3. Kombinimi i këtyre dy përbërësve ndihmon në rritjen normale të dhëmbëve dhe kockave tek fëmijët.
- Fluori stimulon mirëqënien e dhëmbëve. Ai parandalon prishjen e tyre, e cila mund të pasohet nga infeksioni apo rënie e tyre. Minerali shmang procesin e prishjes duke ndryshuar strukturën e smaltit në zhvillim, duke e bërë atë më rezistent ndaj acidit dhe duke zvogëluar aftësinë e baktereve të pllakave për të prodhuar acid, i cili është shkaku i prishjes së dhëmbëve.
- Vitamina D ndihmon në rritjen e shëndetshme të sistemit skeletik tek fëmijët. Gjithashtu prania e saj ndikon në daljen e dhëmbëve të shëndetshëm.
Pa ngjyrues. Pa ëmbëlsues.
Dozimi:
6 pika në ditë, e tretur në ujë ose qumësht.
Rekomandohet të përdoret nga mosha 6 muajshe e bebes deri në atë 3 vjecare.