Çfarë është mikrobioma e lëkurës?

Çfarë është mikrobioma e lëkurës?

Çfarë është mikrobioma e lëkurës?

  • Lëkura është organi jonë më i madh, e cila përbëhet nga triliona mikroorganizma si, bakteret, kërpudhat dhe viruset. Këto forma të gjalla të padukshme janë të njohura si mikrobioma e lëkurës. Ato janë një pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë të përgjithshëm. 

Çfarë bën ajo?

Mikrobioma e lëkurës është pjesë e shtresës fizike që na mbron nga bota e jashtme. Ajo punon bashkë me pjesë të tjera të lëkurës për të:

  • Luftuar infeksionet. Disa mikrobe sillen si një antibiotik natural. Mikrobioma gjithashtu shërben për të mbajtur lëkurën acidike, gjë që shumë baktere nuk e pëlqejnë.
  • Ndihmuar sistemin imunitar të funksionojë. Mikrobet në lëkurën tonë sillen si sinjalizuese, duke lajmëruar sistemin imunitar rreth baktereve ose viruseve të dëmshme. Ato gjithashtu luajnë një rol sesi qelizat tona reagojnë ndaj rrezeve UV. Ky lloj rrezatimi është ai që shkakton kancerin e lëkurës. Gjithashtu, na nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar se si ky proçes funksionon.
  • Shëruar plagë dhe për të kontrolluar inflamacionin. Sinjalet që jep mikrobioma e lëkurës mund të aktivizojnë ose ç'aktivizojnë sistemin imunitar. Kjo ndihmon organizmin të shërojë dhe kontrollojë inflamacione të dëmshme. 

Çfarë e prek mikrobiomën e lëkurës?

Mikrobiota kryesore” është një grup mikroorganizmash që gjendet zakonisht në lekurë. Kjo mikrobiotë bëhet mjaft e qëndrueshme në stade të hershme të jetës, ku rreth moshës 3 vjeçare mund të ndryshojë.

Për shembull, hormonet e përfshira në pubertet nxisin çlirimin e sebumit ( yndyra natyrale që mbulon lëkurën tone). Baktere të caktuara e pëlqejnë sebumin. Kjo është arsyeja pse ne jemi më të prirur për të pasur akne në adoleshencë.

Përbërja e mikrobiomës së lëkurës ndryshon në të gjithë trupin. Disa mikroorganizma lulëzojnë në zona me lagështi, si në rrudhat e bërrylit ose këmbët. Të tjera mikroorganizma pëlqejnë zona te thata ose të yndyrshme.

Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në mikrobiomën e lëkurës përfshijnë:

  • Gjenet
  • Dietat ushqimore
  • Mënyra e jetesës, si duhanpirja
  • Mjedisi
  • Ndotja e ajrit
  • Ekspozimi ndaj rrezeve UV

Disa situata që ndodhin në stade të hershme të jetës luajnë një rol në mikrobiomën e lëkurës. Ato përfshijnë edhe faktin nëse keni ardhur në jetë nga një lindje natyrale ose me operacion. Ekspertët nuk janë të sigurt sesi një lindje me operacion ndikon shëndetin me kalimin e kohës. Por ka mënyra nëpërmjet të cilave doktorët mund të transferojnë mikrobet vaginale në lëkurën e të sapolindurit.

Gjëndjet e lëkurës dhe Mikrobioma

Mikrobioma mund të ndryshojë në mënyra që s'janë shumë ndihmëse. Kjo disbalancë është quajtur “dysbiosis”. Nuk është e qartë pse ndodh kjo gjë, por lidhet me gjëndje të caktuara shëndetësore si:

  • Ekzema
  • Psoriasis
  • Akne
  • Rosacea
  • Plagë që nuk mbyllen

Shkencëtarët janë gjithashtu duke studiuar sesi mikrobioma e lëkurës ndikon në gjëndje si:

vitiligo, zbokthi, albinizmi, infeksionet e gishtërinjve të këmbës dhe lythat.

Si të mbajmë të shëndetshme lëkurën

Është e vështirë të dihet se sa shumë mund të ndryshojë mikrobioma e lëkurës, veçanërisht në stade të vona të jetës. Por janë disa hapa që mund të merren për të suportuar mikrobiomën dhe lëkurën në përgjithësi:

  • Larjet jo të shpeshta. Ne mund të prishim balancën e mikrobiomës nqs lajmë shumë shpesh lëkurën, veçanërisht nqs përdorim shumë produkte antibakteriale. Disa ekspertë mendojnë që larjet e shpeshta rrisin shanset që bebet të kenë ekzema, sikurse nevojiten më shumë kërkime në këtë fushë.
  • Stimulon barrierën e lëkurës. Hidratimi është shumë i nevojshëm për kushte të caktuara të lëkurës, si ekzema ose psoriasis. Nuk është e nevojshme të shpenzosh shumë në kremra të ndryshëm, psh: vazelina vepron shumë mirë. Thjesht sigurohuni që të qëndroni larg përbërësve të fortë.
  • Dieta e balancuar. Disa kërkime sugjerojnë që mikrobet në zorrën tonë prekin shëndetin e lëkurës. Mënyra se si kjo ndodh nuk është akoma e qartë, por është një ide shumë e mirë të konsumosh ushqime me bazë bimore. Ato kanë probiotikë (karbohidrate të tretshme si fibrat) që bakteret e mira i pëlqejnë.
  • Ushtrimet fizike. Aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin tonë të përgjithshëm. Ai mund të ndryshojë mikrobiomën e zorrës në mënyrë të mirë. Kjo sjell përfitime edhe për mikrobiomën e lëkurës.
  • Shëtitjet në natyrë. Ka fakte që hapësirat e gjelbërta mund të ndihmojnë mikrobiomën dhe shëndetin tonë mendor e fizik.
  • Trajtimi i problemeve shëndetësore. Problemet e lëkurës janë më të zakonshme nqs ju keni çështje shëndetësore problematike, si diabeti dhe sëmundjet inflamatore të zorres (sëmundja Crohn ose koliti ulçeroz).
  • Ndalimi I duhanit. Duhanpirja nuk është e mirë për shëndetin tonë në përgjithësi, por studimet kanë treguar që mund të shkaktojë inflamacion dhe shqetësim të mikrobiomës së lëkurës.

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj

Nëse keni një disbalancë në mikrobiomën e lëkurës, mund t’iu nevojitet ndihmë e specializuar. Kjo mund të përfshijë marrjen e barnave, kremrave ose xheleve për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Disa ekspertë mendojnë se suplemente si probiotikët, të cilat janë baktere të mira mund të ndihmojnë.

Pyesni mjekun ose dermatologun tuaj kush është me e mira për ju! 

Burimi: https://www.webmd.com/skin-problems-and-treatments/skin-microbiome