Roli i kaliumit në organizëm
By Ledi Shehi
/
February 25, 2022
Roli i kaliumit në organizëm
Kaliumi është një mineral i rëndësishëm, i cili funksionon si një elektrolit.
Ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve, sinjaleve nervore dhe kontraktimeve të muskujve.
- Bilanci i lëngjeve ndikohet nga elektrolitet, kryesisht kaliumi dhe natriumi. Ushqimi i një diete të pasur me kalium mund t’ju ndihmojë të mbani një ekuilibër të mirë të lëngjeve.
- Kaliumi luan një rol thelbësor në aktivizimin e impulseve nervore në të gjithë sistemin nervor. Impulset nervore ndihmojnë në rregullimin e kontraktimeve të muskujve, rrahjeve të zemrës, reflekseve dhe shumë proçeseve të tjera.
Nivelet e kaliumit kanë një efekt domethënës në kontraktimet e muskujve. Nivelet e ndryshuara mund të shkaktojnë dobësi të muskujve, ndërsa në zemër mund të shkaktojnë ç’rregullim të rrahjeve të zemrës.
- Një dietë e pasur me kalium mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe mbajtjen e ujit, të mbrojë nga goditjet në tru dhe të parandalojë osteoporozën apo gurët në veshka.
Kaliumi gjendet në një sërë frutash, perimesh dhe peshqish si salmoni. Shumica e autoriteteve shëndetësore sugjerojnë marrjen e 3,500 – 4,007 mg kalium në ditë.
Disa suplemente me Kalium i gjeni duke klikuar këtu.
Taget:
blog
Shpërndani: