Ide Dhuratash për Festat – Zgjedhjet e Pharmawest për vitin 2024-2025

Ide Dhuratash për Festat – Zgjedhjet e Pharmawest për vitin 2024-2025

Ide Dhuratash për Festat – Zgjedhjet e Pharmawest për vitin 2024-2025

Dhurata të bukura, praktike dhe plot stil për Krishtlindje dhe Vit të Ri

Sezoni i festave është momenti ideal për të surprizuar njerëzit e zemrës me dhurata të menduara me kujdes. 

Këto sete janë zgjedhja ideale kur kërkoni dhurata që duken luksoze, kanë çmim të arsyeshëm dhe ofrojnë produkte profesionale me rezultate të provuara.

Përveç seteve të bukurisë, kemi menduar edhe për më të vegjlit—dhe këtë vit kemi përfshirë disa nga dhuratat më të vlefshme për bebushët dhe prindërit e rinj.

Kështu, nëse kërkoni ide dhuratash për festa si për të rriturit ashtu edhe për bebet, do t’i gjeni të gjitha të organizuara më poshtë.

 

RVB LAB Lip Care Kit – Dhurata perfekte për buzë të hidratuara dhe me shkëlqim

Për këdo që adhuron gloss-in, kujdesin e buzëve dhe efektin “lip-plump”, ky set është një ide fantastike dhurate për festa.

Çfarë përmban seti?

  • Hydrating & Soothing Lip Serum
     Serumi ushqen buzët në thellësi, zbut çarjet dhe redukton linjat e holla të shkaktuara nga tharja. Jep një efekt 3D me një ngjyrë rozë natyrale dhe shkëlqim elegant.

  • Plumping Lip Oil 46
    Vaj ushqyes që siguron shkëlqim maksimal dhe efekt të menjëhershëm mbushës. Teksturë e butë xhel-vaj që i lë buzët të lëmuara, të plota dhe shumë të hidratuara.

Kujt i përshtatet: mikesha, motra, kolegia, vajzat që adhurojnë make up-in natyral dhe buzët me shkëlqim.
Pse është dhurata e duhur: i kombinon hidratimin me efektin glam — perfekte për ditët e ftohta të dimrit.


RVB LAB Face & Eyes Kit – Dhurata ideale për adhuruesit e skincare dhe make up

Një set multifunksional që i jep lëkurës pastërti dhe qerpikëve volum — kombinim që e do çdo vajzë.

Çfarë përmban seti?

  • Double Cleansing 2in1
    Një pastrim i dyfishtë inovativ: fillimisht shkrin make up-in dhe sebumin, pastaj kthehet në shkumë delikate që largon të gjitha papastërtitë. NUK KA NEVOJE PER NJE LARES TJETER PAS TIJ! Formulë pa SLES/SLS, e përshtatshme për çdo lloj lëkure.

  • More & More Mascara
    Rimel me efekt ultra-voluminoz, falë polimerëve të gjeneratës së fundit, vajit të farës së ricinit dhe arganit. Jep qerpikë të gjatë, të trashë dhe me ngjyrë intensive. Për të mos përmendur faktin që është një produkt BESTSELLER në Shqipëri dhe Itali.

Kujt i përshtatet: çdo gruaje që kombinon rutinën e kujdesit me makijazh të përditshëm.
Pse është dhuratë perfekte: praktike, elegante dhe e përdorshme çdo ditë.

 

RVB LAB Give Me More Kit – Seti ideal për sy me volum dhe definicion

Ky kit është zgjedhja perfekte për adhurueset e qerpikëve të theksuar dhe make up-it të syve.

Çfarë përmban seti?

  • Give Me More Mascara: RIMEL + SERUM QERIKESH
    Formulë me aktivin LASH REBORN CPX (2%) që stimulon forcimin e qerpikëve, rritjen, volumin dhe densitetin në 30 ditë.

  • Eye Pencil 50
    Laps sysh rezistent ndaj ujit, me qëndrueshmëri të lartë dhe teksturë të butë, që jep rezultat profesional në vetëm një aplikim.

Kujt i përshtatet: Adhurueset e look-ut “cat-eye”, qerpikëve voluminoz dhe syve të theksuar.


RVB LAB Meso Fill Kit – Dhuratë premium për nje efekt lifting dhe me volum 

Ky është seti ideal për dikë që kërkon një dhuratë më të avancuar dhe më të veçantë.

Çfarë përmban seti?

  • Glow & Protect – Perfecting Colour Cream SPF 50
    Krem dite me mbrojtje të lartë, efekt ndriçues dhe anti-rrudhë. Një nuancë universale e adaptueshme për çdo lloj lëkure.

Tip: Produkti masazhohet me duar para se të aplikohet në fytyrë.

  • Build Up & Shape – Anti Age Anti Gravity Cream
    Trajtim kundër rrudhave me veprim rimodelues dhe mbushës. Me teknologjinë NIO_TECH Hyaluronic Acid 3D për një lëkurë më të fortë dhe të lëmuar.

  • Pochette elegante festive

Kujt i përshtatet: mamin, tezen, shefen, dikë me rutinë skincare.
Pse është dhuratë perfekte: një miks luksi, funksioni dhe teknologjie.


Pse t’i zgjidhni këto sete festive si dhurata për fundvitin?

  • Janë dhurata premium pa qenë të shtrenjta.

  • Janë praktike, të bukura dhe të përdorshme çdo ditë.

  • Janë ide dhuratash për festa që përshtaten për çdo marrëdhënie: familje, mike, kolege, vjehrrën, kunatën.

  • Ambalazhi është festiv dhe gati për t’u dhuruar

  • Të gjitha produktet janë të certifikuara

Dhurata Festive edhe për Bebet – Sepse magjia e festave është për të gjithë

Përveç seteve të bukurisë, këtë vit kemi përzgjedhur disa dhurata shumë të veçanta për bebushët dhe prindërit e rinj. Janë dhurata praktike, të domosdoshme dhe perfekte për t’i dhuruar në fundvit, në vizita lindjesh apo baby-showers.


Suavinex Toddler Feeding Set 6M+ – Set ushqimi për fillimin e ushqyerjes së pavarur

Dizajnuar për ta bërë kohën e ushqimit më të lehtë dhe më argëtuese. Ideal për bebet që nisin të ushqehen vetë.

Përmban:

  • Pjata të llojeve të ndryshme

  • Lugë

  • Gotë me doreza

Pse është dhuratë fantastike: super praktik, i përdorshëm çdo ditë dhe shumë i vlerësuar nga prindërit.

Suavinex Baby Care Set – Set esencial i kujdesit të përditshëm

Një dhuratë funksionale për mami të reja, që përfshin gjithçka që duhet për higjienën e bebeve që nga dita e parë.

Përmban:

  • Furçë & krehër

  • Furçë dhëmbësh me gishta

  • Gërshërë

  • Limë & prerëse thonjsh

Pse është dhuratë ideale: i kompletuar, i sigurt dhe shumë i domosdoshëm.

Sophie La Girafe So’Pure Teething Ring – Masazhues dhëmbësh 100% natyral

Një dhuratë ikonike dhe shumë e dashur nga prindërit.

Përmban:

  • Gome natyrale

  • Dy unaza me tekstura të ndryshme

  • Qetësim i menjëhershëm i mishrave

Dhurata perfekte për: bebe 0–12 muaj dhe prindër të rinj që duan diçka të sigurt dhe të butë për fëmijën e tyre.

Gati për t’i bërë dikujt një surprizë të bukur?

Vizitoni kategorinë tonë të Seteve Festive në Pharmawest dhe gjeni dhuratën perfekte për festat që do të sjellë buzëqeshje në çdo moment.

✨ Për më shumë varietete, ju presim edhe në farmacitë tona fizike, ku do të gjeni shumë sete të tjera dhuratash. ✨