Kujdesi pas ekspozimit në diell- Rëndësia e Locioneve Pas Diellit!
Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të mbrojmë lëkurën tonë nga dielli. Po kujdesi pas ekspozimit në diell? Kjo rutinë merr shumë më pak vëmendje - por është thelbësore për një lëkurë të shëndetshme.
Nuk ka dyshim se kalimi i kohës në diell ka benefite të shumta për mirëqenien e secilit prej nesh. Por nëse ai diell bëhet i tepërt, mund të rezultojë në një sërë problemesh të lëkurës – nga rrudhat dhe plakja e parakohshme e lëkurës, deri te hiperpigmentimi.
Dhe ndërsa përdorimi i një kremi me spektër të gjerë është thelbësor, ne nuk duhet të mbështetemi vetëm te kremi kundër diellit për t'i dhënë lëkurës tonë të gjithë mbrojtjen dhe kujdesin që i nevojitet, tha Ekspertja e Bukurisë, Rebecca Nicholls.
Nëse pas ekspozimit në diell vëreni se lëkura juaj skuqet ose bëhet e ndjeshme ndaj prekjes, është një shenjë e qartë se rrezatimi UV (ultraviolet) ka dëmtuar shtresën e sipërme të qelizave të lëkurës, të quajtur epidermë.
Gjithashtu ngjyra e bronxtë e lëkurës - ku dielli bën që shtresa e sipërme e lëkurës tuaj të prodhojë më shumë pigment melaninë - është një shenjë e dëmtimit të pariparueshëm nga dielli.
Problemet afatshkurtra të djegies nga dielli përfshijnë lëkurë të thatë, ndjesi dhimbje dhe parehatie. Pasojat afatgjata variojnë nga plakja e parakohshme e lëkurës deri te kanceri i lëkurës. Produktet specifike të rutinës pas ekspozimit në diell nuk mund të trajtojnë çështjet serioze, por mund të ndihmojë në qetësimin e lëkurës tuaj.
AfterSun- Si e përkufizojmë?
Locioni Pas Diellit ose siç njihet me termin AfterSun është një krem hidratues dhe qetësues i krijuar posaçërisht për t'u kujdesur për lëkurën pas ekspozimit në diell. Ndihmon në zbutjen dhe hidratimin e lëkurës, gjë që mund të ndihmojë në zvogëlimin e dëmtimit të saj.
AfterSun ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e mëtejshme të diellit. Këto produkte përmbajnë antioksidantë si vitamina E dhe C, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira.
Përfitimet e përdorimit të Locionit AfterSun:
- Ushqen lëkurën me një sasi të madhe lëndësh ushqyese.
- Redukton skuqjen duke qetësuar inflamacionin.
- Redukton irritimin duke forcuar barrierën e lëkurës.
- Mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira.
Cili është ndryshimi midis AfterSun dhe Body Lotion?
Kremrat pas diellit dhe hidratuesit janë shumë të ngjashëm, por ato kanë tre dallime kryesore që e bëjnë njërin më të mirë në lehtësimin e djegieve nga dielli sesa tjetri. Në fund të fundit, kur e ekspozojmë tepër lëkurën tonë në diell, ajo largon ujin nga derma duke pasuar në lëkurë të thatë, të pakëndshme dhe me pamje të kuqe. Këtu AfterSun hyn për të bërë magjinë e tij. Ndryshe nga kremrat tipikë të trupit që janë të trashë dhe kremoz në konsistencë, solucionet pas diellit janë të lehta, me një përqendrim më të lartë uji dhe me përmbajtje Aloe Vera që qetëson lëkurën. Këto produkte specifike janë formuluar posaçërisht për përdorim pas ekspozimit në diell që do të thotë se nuk do të bllokojnë nxehtësinë që çlirohet nga lëkura. Plus, si hidratues të fuqishëm, ata gjithashtu parandalojnë rrjepjen, kështu që ngjyra juaj e bronxtë do të zgjasë dhe do shkëlqejë më shumë.
Kur duhet aplikuar AfterSun?
Është më mirë ta aplikoni menjëherë pas ekspozimit në diell duke e masazhuar butësisht në lëkurë të pastër.
Sugjerohet gjithashtu që të vazhdoni ta përdorni në ditët pas ekspozimit në diell, veçanërisht nëse vëreni se lëkura juaj bëhet e thatë ose fillon të rripet. Duke vazhduar përdorimin e tij, ju ndihmoni në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës, duke reduktuar rrezikun e dëmtimit të mëtejshëm të saj.
Si përfundim, kujdesi për lëkurën tuaj pas ekspozimit në diell është thelbësor.
Bëni një dush ose banjë të freskët. Kjo do të ndihmojë në zbutjen e lëkurës tuaj dhe përgatitjen e saj për hapin e dytë. Aplikoni një locion ushqyes dhe qetësues pas diellit.
Jepini lëkurës tuaj kohë për tu rikuperuar. Shmangni përdorimin e pastruesve ose trajtimeve të ashpra ose irrituese për të paktën 10 ditët në vijim. Dhe nëse mundeni, shmangni depilimin derisa lëkura juaj të jetë shëruar.
Mbroni lëkurën tuaj nga ekspozimi i mëtejshëm në diell. Nuk është kurrë një ide e mirë të ekspozoni lëkurën tashmë të dëmtuar në diell. Provoni të përdorni një krem dielli me spektër të gjerë që gjithashtu hidraton thellësisht lëkurën tuaj.
Sugjerimet tona për locione pas ekspozimit në diell i gjeni duke klikuar këtu.
Referenca: