PCO-s dhe Roli i Inositol-it në Trajtim

PCO-s dhe Roli i Inositol-it në Trajtim

Sindroma e vezoreve polikistike (PCO-S) është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek femrat në moshën riprodhuese. Karakterizohet nga cikle menstruale të çrregullta, të rralla apo edhe me nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjeneve).

PCO-s kemi në rastet kur në vezore krijohen qeska të vogla të shumta, të mbushura me likuide dhe të vendosura kryesisht në shtresën periferike të saj (ndryshe të quajtura mikrokiste). Prezenca e tyre shkakton çrregullime të ciklit menstrual dhe në disa raste edhe mungesë të ovulacionit.

Shkaktarët që çojnë në shfaqjen PCO-së mbeten ende të panjohur. Gjithsesi disa nga shkaqet e menduara janë:

  • Rritja e niveleve të insulinës- Insulina e tepërt në organizëm mund të rrisë nivelin e androgjenëve në organizëm, duke shkaktuar vështirësi në ovulacion.
  • Inflamacion i shkallës së ulët- Inflamacioni i lehtë stimulon vezoren policistike të prodhojnë hormone androgjene. Kjo disbalancë e nivelit të androgjenëve mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare.
  • Trashëgimia- Mendohet se ka disa gene, që lidhen me shfaqjen e PCO-s.

Simptomat
Në shumicën e rasteve shenjat (simptomat) e para të PCO-S shfaqen në periudhën e ardhjes për herë të parë të ciklit menstrual, pra gjatë pubertetit, por ka edhe raste që mund të shfaqet edhe në një periudhë të vonë, kjo si rezultat i shtimit të tepërt në peshë.

Simptomat ndryshojnë nga një paciente tek tjetra dhe diagnostikimi i kësaj sëmundje realizohet në rastet kur shfaqen të paktën dy prej simptomave të mëposhtme:

  • Ҫrregullime të ciklit menstrual– Cikli menstrual i rrallë, i çrregullt apo i zgjatur në kohë (jo çdo muaj), është një nga treguesit kryesore të prezencës së një PCO-S të mundshme.
  • Nivele të larta të Androgjeneve– Nivelet e larta të hormoneve mashkullore mund të shoqërohen me shtim te qimeve në fytyrë dhe në trup (hirsutizëm) dhe në disa raste që konsiderohen si forma më të rënda të sëmundjes, shoqërohen edhe me akne apo rënie të flokëve, të cilat ngjasojnë me rënien e flokëve tek meshkujt (alopeci androgjenike).
  • Vezore polikistike – Vezore me volum më të madh se norma dhe që përmbajnë shumë kiste të vegjël, kryesisht të vendosur në pjesën periferike të tyre. Për pasojë, vezoret nuk arrijnë të kryejnë funksionin e tyre normal.

Komplikacionet / Pasojat
Tek pacientet e prekura nga PCO-S (sindromi i ovarit polikistik), sidomos në ato raste kur kjo patologji shoqërohet edhe me obezitet, rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të tjera është edhe më i lartë, si:

  • Infertiliteti (pamundesia për të arritur një shtatzëni)
  • Diabeti gestacional (diabeti i shtatzënisë)
  • Abort ose lindje e parakohshme
  • Diabet i tipit 2
  • Apnea e gjumit
  • Depresion, ankth dhe çrregullime të të ngrënit
  • Gjakderdhje jo normale nga mitra
  • Kancer endometrial

Trajtimi
Trajtimi i PCO-S varet nga qëllimi që ka pacienti ndaj efekteve të kësaj sëmundje, pra kemi paciente të cilat synojnë të trajtojnë problemet e shkaktuara nga kjo patologji dhe që kanë lidhje me infertilitetin, të tjera me hirsutizmin, aknet apo obezitetin. Trajtimi specifik konsiston në trajtimin me medikamente por edhe nëpërmjet ndryshimeve të stilit të jetesës së pacienteve.

Ndryshimet e stilit të jetesës:
Duke qenë se në shumicën e rasteve pacientet që preken nga PCO-S janë në mbipeshë, kjo si rezultat i çrregullimeve metabolike, rekomandohet te ndjekin një diete me sa më pak kalori kombinuar me aktivitete të ndryshme fizike, me synim rënien në peshë. Edhe një rënie në peshë modeste mund të përmirësojë gjendjen e pacientes, duke ndihmuar në vijim edhe me problemet që pacientja ka me infertilitetin.

Trajtimi medikamentoz:
Ky lloj trajtimi rekomandohet nga mjekët specialistë dhe varion në varësi të qëllimit të pacientes dhe stadit (avancimit) të patologjisë.

Ky trajtim synon në:

  • Stabilizimin e ciklit menstrual (duke zëvëndësuar hormonet që mungojnë në kohën e duhur të ciklit menstrual)
  • Konceptimin e një shtatzënie (duke stimuluar proçesin e ovulimit)
  • Minimizimin e efekteve të hirsutizmit, akneve, etj

Inositoli dhe Roli i tij në PCO-s
Inositoli është një sheqer i prodhuar në trup dhe gjendet në ushqime. Mund të gjendet në nëntë forma. Myo-inositol dhe D-chiro-inositol janë më të zakonshmet në suplemente.

Problemet me ndjeshmërinë ndaj insulinës mund të jenë një nga shkaqet e reduktimit të fertilitetit tek gratë me PCOS. Meqenëse inositoli mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, ai është studiuar si një trajtim i mundshëm. Studimet kanë zbuluar se inositoli mund të jetë i dobishëm për përmirësimin e funksionit të vezoreve dhe fertilitetit tek gratë me PCOS.

Këto studime kanë përdorur zakonisht doza prej 2-4 gram në ditë dhe përfitimet janë parë në gratë me peshë normale, mbipeshë dhe obeze. Në përgjithësi, hulumtimi ka zbuluar se suplementet e inositolit mund të përmirësojnë rregullsinë e ciklit menstrual, ovulimin dhe normat e shtatzënisë tek gratë me PCOS.

Lexoni më shumë këtu për suplemente që përmbajnë Inositol.