HIGJENA INTIME- Pse është e rëndësishme?
Të gjithë jemi dëshmitarë të rëndësisë së zakoneve bazë të higjienës, si larja e rregullt e duarve dhe mbajtja e vetes dhe e rrobave tona të pastra në mesin e gjithë ndotjeve, që na rrethojnë. Ashtu si duart tona, pastrimi i përditshëm i të gjitha pjesëve të trupit tonë është thelbësor për një jetë të shëndetshme.
Pastrimi i përditshëm është një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur veten të shëndetshëm.
Higjena intime është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ruajtur trupin tuaj. Të qenit i pavëmendshëm ndaj çdo çështjeje që lidhet me shëndetin tuaj gjenital mund të çojë në komplikime të shumta në të ardhmen.
Higjena e dobët intime mund të ndikojë në dëshirën tuaj seksuale, të shkaktojë probleme me fertilitetin dhe infeksione që fillojnë nga zona intime por ngadalë përhapen në të gjithë trupin, gjë që mund të jetë edhe fatale.
Shumë njerëz e lidhin higjenën intime me femrat, por mbajtja e pastër dhe e shëndetshme e intimitetit është po aq e rëndësishme edhe për burrat. Kujdesi i rregullt dhe ndjekja e një rutine është më se e mjaftueshme për të mbajtur veten të sigurt. Të bësh dush çdo ditë është shumë e rëndësishme, por përdorimi vetëm i ujit nuk është i mjaftueshëm dhe do t'ju duhet të ndiqni disa këshilla të tjera për të ruajtur një shëndet të mirë intim.
- Përdorimi i një larësi intim
Ruajtja e ekuilibrit të ph-it të zonës intime është shumë e rëndësishme. Përdorimi i sapunëve të zakonshëm dhe larësve të trupit mund të prishë këtë ekuilibër nga kimikatet e rënda dhe të dëmshme si glicerina apo fragrancat e shtuara. Këto nivele të pH ndryshojnë si për burrat ashtu edhe për gratë, ku vlera normale e pH tek femrat varion nga 3.5-4.5, kurse për burrat 5-5.5.
Një larës intim me përbërës natyralë, pa fragranca do të ndihmonte në ruajtjen e mikrobiomës vaginale dhe do të largonte patogjenët.
- Kujdes me lagështirën
Edhe në rastin e kujdesit maksimal, duhet t'i mbani zonat intime të thata duke veshur të brendshme prej pambuku, që e mbajnë lëkurën të freskët dhe të thatë. Shmangni materialet e ngushta saten ose sintetike, veçanërisht në mot të nxehtë pasi mund të mbartin baktere të dëmshme duke mbajtur lagështinë. Pambuku duke qenë një material që lejon frymëmarrjen, ul rrezikun e infeksioneve dhe rritjen e pashëndetshme të baktereve.
- Ushqimi i shëndetshëm
Të gjithë e dimë shprehjen “Ne jemi ajo që hamë”, por a e ndjekim vërtet? Ushqimi i duhur është me të vërtetë i rëndësishëm për higjienën intime. Pirja e mjaftueshme e ujit dhe konsumi i ushqimeve me agrume si portokallet dhe limonët, si edhe shtimi në dietën ushqimore e ushqimeve me azot si spinaqi, mund të ndihmojnë në reduktimin e djersës, e cila zakonisht është shkaku kryesor i infeksioneve dhe ndihmon higjenën natyrale intime.
- Pini Ujë
Pirja e ujit i jep trupit tuaj një nxitje kur bëhet fjalë për largimin e toksinave dhe mbajtjen e traktit genital të pastër dhe të shëndetshëm. Pijet me sheqer dhe dehidratimi mund të ndikojnë në disekuilibrin bakterial të zonës tuaj intime.
- Monitorimi për të shmangur komplikimet
Mënyra më e mirë për të ditur nëse diçka nuk shkon me zonën tuaj intime është të njiheni me të. Nëse keni përjetuar erë të keqe, kruajtje të tepruar, ose shumë rrjedhje, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj të familjes.
Disa produkte delikate dhe spcifike, për një higjenë intime maksimale i gjeni këtu.