Pse zinku është kaq i rëndësishëm?

Pse zinku është kaq i rëndësishëm?

Zinku është thelbësor për rritjen dhe ndarjen e qelizave, funksionin imunitar, reaksionet e enzimave, sintezën e ADN-së dhe prodhimin e proteinave.

Përfitimet e zinkut:

  • Përforcon sistemin imunitar
  • Përshpejton shërimin e plagëve
  • Redukton rrezikun e sëmundjeve të lidhura me moshën
  • Mund të ndihmojë në trajtimin e akneve
  • Ul inflamacionin

Simptomat e mungesës së zinkut

Mungesa e zinkut është e vështirë të zbulohet duke përdorur teste laboratorike. Ju mund të keni mungesë zinku edhe nëse rezultatet duken normale.

Simptomat e mungesës së moderuar:

  • Diarre
  • Imunitet të dobësuar
  • Flokë të hollë
  • Ulje të oreksit
  • Ç’rregullim të humorit
  • Lëkurë të thatë
  • Probleme të fertilitetit
  • Zgjatje e shërimit të plagëve

Simptomat e mungesës së theksuar:

  • Rritje dhe zhvillim i vonuar
  • Pjekuri e vonuar seksuale
  • Skuqje të lëkurës
  • Diarre kronike
  • Kohë e gjatë e shërimit të plagëve
  • Ç’rregullim të sjelljes

Megjithëse mungesa e theksuar e zinkut është e rrallë, ajo mund të ndodhë në njerëz me mutacione të rralla gjenetike, foshnja që ushqehen me gji nga nëna të cilat kanë mungesë zinku dhe njerëz me varësi nga alkooli.

Disa produkte me Zink i gjeni duke klikuar këtu.