Dikirogen * 30
Lekë 3,900.00
Suplement ushqimor për trajtimin e çrregullimeve hormonale dhe metabolike.
30 bustina
Share:
Dikirogen është një suplement ushqimor me përbërje të Myo-Inositol, D-Chiro-Inositol, Acid Folik dhe Mangan.
- Myo-Inositol është një molekulë e prodhuar nga trupi ynë i pranishëm edhe në ushqime të caktuara. Roli i tij fiziologjik është të monitorojë reagimin e trupit ndaj hormoneve të ndryshëm si insulina dhe FSH (hormoni stimulues i folikulit). Marrja e vazhdueshme në organizëm e Myo-Inositol mund të jetë e dobishme në normalizimin e aktivitetit metabolik dhe hormonal të femrave që vuajnë nga PCOS (sindroma polycistike ovariane).
- D-Chiro-Inositol është një variant tjetër i Inositolit, i cili kryen rolin e mesazherit dytësor të insulinës duke rregulluar metabolizmin e glukozës dhe për pasojë normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak.
- Acidi Folik bën pjesë në grupin e vitaminave B të tretshme në ujë. Ai kontribuon në metabolizmin e aminoacideve dhe në proçesin e ndarjes qelizore.
- Mangani është një mineral i rëndësishëm, i cili luan rol në përftimin e formës aktive të D-Chiro-Inositol.
Rekomandohet përdorimi i 1 bustine në ditë, larg ushqimit dhe produkteve me përmbajtje kafeine.
Nuk duhet tejkaluar doza ditore e rekomanduar.