Pic Clear Rapid

Lekë 9,600.00
Title:  
Aparat për matjen e shpejtë të tensionit.

-

Çfarë është?

Pic Clear Rapid është një aparat elektronik, i cili bën matjen e tensionit (presionit të gjakut) në zonën e krahut. Dizanji inovativ DLS përdor gjeneratën e fundit RAPID TECH – Comfort Experience “përvoja e komoditetit” e cila ju ofron një rezultat të shpejtë.

Çfarë bën për ju?

Rapid Tech - Comfort Experience, realizon matje të hershme dhe të shpejta. Teknologjia PIC me vetëm 3 butona, e kthen matjen e tensionit në një proçedurë shumë të thjeshtë dhe praktike.

Çfarë e bën atë unike?

Përveç shpejtësisë dhe thjeshtësisë së tij, tiparet e Clear Rapid e bëjnë atë të përshtatshëm për të gjitha përdorimet. Mjafton vetëm prekja e një butoni dhe matja fillon dhe mbaron në mënyrë të shpejtë dhe automatike. Në monitor shfaqen gjithashtu rrahjet e zemres, ç'rregullimet që mund të ketë dhe në kohë reale me një grafik shafqen të gjitha ndryshimet e vlerave të presionit të gjakut.
EASY RAPID gjithashtu llogarit automatikisht mesataren e 3 matjeve të fundit, si dhe ruan 100 matjet e fundit, për 2 persona duke luajtur kështu edhe rolin e një ditari klinik.

  • Aparati vjen me një çantë shume praktike që ju lejon ta merrni me vete kudo që shkoni.
  • Ka garanci 5 vjeçare.

Aparati është shumë i thjeshtë në përdorim.

Vendoset rripi rreth krahut dhe shtypet butoni. Pas pak sekondash, do të lexoni rezultatin e shfaqur në ekran. Numri sipër tregon presionin sistolik (nivelin më të lartë), ndërsa numri poshtë tregon presioni diastolik (nivelin më të ulët).

Aparati përveç matjes së presioni të gjakut gjithashtu mat edhe rrahjet e zemrës dhe pulsin.



Shiko edhe