Sendo Advance 3
Sendo Advance 3 është një aparat matës elektronik i tensionit (presionit të gjakut), prodhuar sipas standardeve më të larta të teknologjisë më të përparuar japoneze HIRA, e cila zbulon dhe analizon shkallën e rrezikut të rrahjeve të parregullta të zemrës së pacientëve.
Sendo Advance 3 është projektuar për matje në krah, në kushte shtëpie dhe në çdo moment. Saktësia dhe besueshmëria e aparatit është konfirmuar nga European Society of Hypertension (Shoqata Evropiane E Hipertensionit) në përputhje me të gjitha protokollet.
- I lehtë për t'u përdorur - vetëm me një buton
- Saktësi e lartë
- Testuar klinikisht nga ESH (Shoqata Europiane E Hiperstensionit)
- Sinjalizimi (në ekran shfaqet error) kur mansheta nuk është vendosur në mënyre korrekte
- Mansheta nuk shkakton reaksione alergjike
- Për personat me perimetër krahu më të madh se 32 cm, ekziston një manshetë me përmasa 32-45 cm
- Aparati ruan në memorie deri 60 matje
- Adaptor AC
- Garanci 5-vjeçare
Gjatë matjes së tensionit, mansheta vendoset në krahun e majtë, 1-2 cm mbi brryl dhe qëndrohet në pozicion ulur.
Pas pak sekondash, lexoni rezultatin e shfaqur në ekran.
Numri sipër tregon presionin sistolik (nivelin më të lartë), ndërsa numri poshtë tregon presioni diastolik (nivelin më të ulët).
Aparati përveç matjes së presioni të gjakut, mat gjithashtu edhe rrahjet e zemrës dhe pulsin.