Vitabiotics Liverel * 60

Vitabiotics Liverel * 60

Lekë 3,800.00
Title:  
Shtesa ushqimore për të mbështetur funksionet e mëlçisë.

30 tableta

Liveril është i vetmi suplement që kombinon ekstraktin e Artiçokës me N-acetilcisteinën, Kolinën dhe L-Glutationin, me vitamina të tjera dhe mikronutrientë.

  • Liveril është një përzierje e balancuar multivitaminash, mineralesh dhe produktesh bimore, me ekstraktin e Artiçokës që ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të mëlçisë.
  • Organet në trupin e njeriut siç është mëlçia funksionojnë në mënyrë optimale vetëm kur përmbushen kërkesat e tyre për nutrientë. Përdorimi i shtesave të nutrientëve, siç është Liveril, është i rëndësisë së veçantë sidomos për individët që nuk i plotësojnë këto kërkesa për nutrientë.
  • Mëlçia ka shumë funksione ku përfshihen largimi i mbetjeve të dëmshme, ruajtja e nutrientëve për çlirimin e tyre atëherë kur trupi e ka të nevojshme dhe për të ruajtur vitalitetin dhe mirëqënien e trupit.

Liveril është formuluar që të ofrojë:

  • Funksionim normal të mëlçisë
Liveril është një formulë e avancuar me ekstrakt të Artiçokës që kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetit të mëlçisë dhe tretjes normale.

  • Mbrotjen e qelizave
Përmban vitamin C, zink dhe selenium që kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, së bashku me vitaminën D që kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.

  • Çlirimin optimal të energjisë
Mëlçia shërben si depo për nutrientët dhe si rregullatore e çlirimit të energjisë për organizmin. Liveril ofron tiaminë (vitaminë B1) dhe folate që kontribuojnë në furnizmin me energjinë e nevojshme për metabolizmin.

  • Vitaminë D3
Roli i Vitaminës D në shumë funksione të shëndetit, ku përfshihet dhe funksionimin e rregullt të sistemit imunitar, është i njohur. Liveril ofron Vitaminë D3 me fuqi optimale, në një dozë prej 20mcg (800 IU). Vitamina D3 (cholecalciferol) është forma e preferuar e vitaminës D sepse është forma specifike që përdor trupi i njeriut dhe rrjedhimisht është me efektive se format e tjera siç është vitamina D2 e përdorur në shumë suplemente të tjera.

  • Bazuar në studimet më të fundit
Liveril është krijuar me ndihmën e disa prej shkencëtareve dhe nutricionistëve më të mirë në fushën e kërkimeve mbi rolin e nutrientëve në shëndetin e mëlçisë.


Doza e rekomanduar është 2 tableta në ditë me vaktin kryesor.
Sygjerohet të merret me ujë ose me një pije të ftohtë. Mos e tejkalo dozën e rekomanduar. Përdorimi mund të vazhdojë për sa kohë të jetë e nevojshme.

Shiko edhe