Rëndësia e OMEGA-3 në organizëm.

Rëndësia e OMEGA-3 në organizëm.

Shumë i rëndësishëm është konsumi i Acideve Yndyrore Omega-3. Ato janë komponent shumë i rëndësishëm i membranave qelizore. Trupi jonë ka nevojën të prodhojë molekula sinjalizuese të quajtura eikozanoide, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar, pulmonar dhe kardiovaskular të punojnë siç duhet.

Omega-3 janë acide yndyrore të pangopura. Omega-3 të rëndësishme përfshijnë Acidin Eikosapentoik (EPA) dhe Acidin Doksosahekzanoik DHA, si edhe prekusorin kryesor Acidin Alfa-Linoleik (ALA).

Të kesh mungesë të omega-3 do të thotë që trupi nuk po furnizohet me sasinë e duhur te yndyrnave Omega-3. Kjo mund të rrisë riskun për efekte negative shëndetësore.

Më poshtë do të renditen 5 shenjat dhe simptomat e mungesës së Omega-3:

  1. Lëkurë e irrituar dhe e thatë

Nëse trupi ka mungesë të omega-3, ndryshimi i parë vërehet në lëkurë. Për shembull, një lëkurë sensitive, e thatë, ose një shtim i akneve në shumë njerëz vjen si pasojë e mungesës së omega-3.

Yndyrnat omega-3 përmirësojnë integritetin e barrierës të lëkurës, duke parandaluar humbjen e hidratimit dhe mbrojtjen nga faktorë irritues që mund të çojnë në tharje dhe irritim të lëkurës.

Në një studim të kryer, një dozë ditore prej gjysëm luge caji (2.5 ml) të Vajit të Farave të Lirit të pasura me ALA për 3 mua u administruan tek pjesëmarrëset. Si rezultat u pa një zbutje e lëkurës dhe rritje të hidratimit të saj me afërsisht 40%, krahasuar me ato që morën një placebo.

Në një studim 20 javor, iu administrua Vaji i Farave të Kërpit i pasur me Omega-3 individëve me dermatit atopik, i njohur si ekzema, një gjëndje që shkakton lëkurë të thatë dhe të irrituar. Pjesëmarrësit vunë re një reduktim të thatësisë dhe kruajtjes së lëkurës dhe më pak nevojë për të përdorur mjekime lokale.

Shfaqja e akneve më shumë se zakonisht mund të jetë një indikim indirekt i mungesës së Omega-3 në disa njerëz. Studimet kanë treguar që Omega-3 ul inflamacionin.

Për më tepër, kërkimet tregojnë që të marrësh suplemente me omega-3 ndihmon në uljen e shpërthimeve të akneve dhe inflamacionit të lëkurës. Ndërsa me marrjen e suplementeve të EPA dhe DHA mund të reduktohet sensitiviteti i lëkurës ndaj rrezeve UV.

Në një studim, pjesëmarrësit, që morën 4 gram EPA si suplement ditor për 3 muaj provuan një rritje me 136% të rezistencës ndaj djegjeve nga dielli.

Pra, yndyrnat me omega-3 janë të rëndësishme për të pasur një lëkurë optimale, dhe mungesa e tyre në dietë mund të sjellë ndryshime në lëkurë.

Konkluzion:

Marrja e suplementëve të Omega-3 ndihmon në reduktimin e inflamacionit të lëkurës, e humbjes së hidratimit, dhe e ndjeshmërisë ndaj diellit. Nga ana tjetër, tharja e lëkurës, shfaqja e akneve dhe skuqjet në lëkurë mund të tregojnë mungesë të omega-3. 

  1. Depresioni

Yndyrnat me omega-3 janë një komponent kryesor për trurin e njeriut dhe njihen për efekte neuroprotektive dhe antiinflamatore.

Ato gjithashtu ndihmojnë për të trajtuar sëmundje neurodegjenerative dhe çrregullime në tru si sëmundja Alzhaimer, Dementia dhe çrregullimet bipolare. Shumë studime tregojnë një lidhje midis niveleve të ulëta të Omega-3 dhe inçidencës së lartë për depresion.

Një analizë e 26 studimeve që përfshinë 2160 vullnetarë, nxorri në pah që marrja e suplementeve me omega-3 ka një efekt të mirë në simptomat e depresionit. Sidomos, një suplement me Omega-3 që përmban të pakten 60% EPA e marrë në dozën 1 gram ose më pak në ditë, përbën një faktor ndihmues.

Në një tjetër analizë e 6 studimeve ku morën pjesë 4605 vullnetarë, u pa se me marrjen e një doze ditore prej 1.3 gram të Omega-3 mund të reduktoheshin simptomat e depresionit tek individët e moshuar, krahasuar me një placebo. Sipas studimeve të ndryshme rezulton se mospërfshirja e Omega-3 në regjimin ushqimor rrit rrezikun për shfaqjen e depresionit dhe ankthit.

Ndërkohë, shumë faktorë kontribuojnë në zhvillimin e çrregullimeve të shëndetit mendor. Një dietë e pasur në omega-3 mund të reduktojë riskun e disa gjëndjeve patogjene të shëndetit mendor. Konsultohuni me mjekun tuaj për tu kontrolluar nqs vuani nga depresioni dhe të mund të përcaktoni strategjitë e duhura të trajtimit.

 Konkluzione:

Shumë njerëz me depresion kanë nivele të ulëta omega-3, dhe studimet kanë treguar që marrja e suplementeve me omega-3 mund të përmirësojnë shëndetin mendor. Yndyrnat omega-3 jane të rëndësishme për mirëfunksionimin e trurit, keshtu që është esenciale marrja e dozës së duhur.

  1. Sy të thatë

Yndyrnat Omega-3 luajnë rol në shëndetin e syrit, duke përfshirë mbajtjen e syrit të hidratuar dhe prodhimin e lotit. Për këtë arsye, shumë specialist përshkruajnë omega-3 si suplement për të ndihmuar në sindromën e syrit të thatë. Simptomat e kësaj sindrome përfshijnë diskomfort të syrit dhe probleme me shikimin.

Në një studim të zhvilluar në 64 vullnetarë të rritur me syrin e thatë u panë efektet e marrjes së suplementit omega-3. Një grup vullnetarësh konsumuan 2 kapsula në ditë, që permbanin 180mg EPA dhe 120 mg DHA. Kurse grupi tjetër mori placebo. Pas 30 ditësh, tek vullnetarët që morën omega-3 u pa me pak avullim i lotit, përmirësim i simptomave të syrit të thatë dhe më shumë prodhim loti.

Për më tepër, në një analizë të 17 studimeve ku morën pjesë 3363 vullnetarë, kërkuesit zbuluan se marrja e omega-3 reduktonte simptomat e syrit të thatë krahasuar me ato që merrnin një placebo.

Në kontrast, studime të tjera zbuluan se marrja e omega-3 nuk sillte asnjë ndryshim krahasuar me ato që merrnin një placebo me vaj ulliri.

Nqs vini re një rritje të simptomave të syrit të thatë, kjo mund të jetë një shenjë që keni mungesë të omega-3 në dietë.

Si përfundim, shumë gjëndje shëndetësore mund të ndikojnë ne sindromën e syrit të thatë, por është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj nqs po përjetoni ndonjë simptomë të syrit të thatë ose problematika të tjera të syrit.

 Konkluzione:

Yndyrnat Omega-3 luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e syrit dhe mund të reduktojnë simptomat e syrit të thatë. Nëse vini re tharje dhe irritim të pazakontë syri, mund të ju nevojitet marrja e Omega-3.

  1. Dhimbje dhe ngurtësi të kyçeve

Është normale të përjetosh dhimbje dhe ngurtësi të kyceve me kalimin e moshës. Kjo lidhet me një gjëndje të ashtuquajtur Osteoartrit, në të cilin kartilagjet që veshin kockën dëmtohen. Ose në mënyrë alternative, kjo mund të lidhet me një gjëndje inflamatore autoimune të quajtur artrit rheumatoid.

Shumë studime kanë treguar se marrja e omega-3 ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të kyceve. Gjithashtu marrja e acideve yndyrore të pangopura ndihmon me osteoartritin, por nevojiten më shumë studime për ta vërtetuar këtë.

Për më tepër, kërkuesit sugjerojnë që suplementet me omega mund të reduktojnë aktivitetin e sëmundjes në personat që vuajnë nga artriti rheumatoid dhe të përmirësojë simptomat.

Nqs vëreni një rritje të dhimbjeve të kyçeve ose simptoma që lidhen me artritin, atëherë ju mund të keni nivele të ulëta omega-3 dhe përfshirja e suplementeve mund tju ndihmojë.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj nqs po provoni dhimbje të kyçeve ose simptoma të artritit. Ata do t'iu ndihmojnë të merrni trajtimin e duhur.

Konkluzione:

Marrja e suplementeve me omega-3 ka treguar reduktim të dhimbjeve dhe ngurtësisë së kyçeve, edhe pse ka nevojë për më shumë kërkime për evidenca më konkrete. 

  1. Ndryshime tek flokët

Yndyrnat omega-3, ashtu si ndihmojnë të mbajnë lëkurën e hidratuar, ato gjithashtu ndihmojnë në mirëmbajtjen e flokëve. Ndryshimet në teksturën dhe densitetin e flokëve mund të jenë shenjë e niveleve të ulëta të Omega-3.

Në një studim 6-mujor ku morën pjesë 120 femra, iu dha omega-3 së bashku me omega-6 dhe antioksidantë si suplement ditor. Në fund të studimit, tek ato që morën suplemente u pa një reduktim i rënies së flokëve dhe rritje të densitetit të flokëve krahasuar me një grup tjetër.

Nqs po përjetoni rënie të flokëve ose keni vënë re që flokët janë më të hollë ose të thatë, pa shkëlqim, marrja e omega-3 mund të ndihmojë.

Konkluzione:

Yndyrnat omega-3 ndihmojnë në mirëmbajtjen e densitetit, teksturës, dhe fortësisë së flokut. Marrja e suplementeve me omega-3 mund të  parandalojë rënien, hollimin dhe dëmtimin e flokëve.

Si të konfirmojmë që kemi mungesë të Omega-3?

Mjekët e kanë të vështirë të vlerësojnë në mënyrë rutinë nivelet e omega-3 në trup. Nuk ka një test standard për të diagnostifikuar mungesën e omega-3. Sidoqoftë, ka mënyra për të analizuar nivelet e omega-3 nqs është e nevojshme.

Fillimisht, mjekët duke marrë një mostër gjaku mund të analizojnë nivelet e omega-3 në yndyrnat e gjakut dhe plazmën e gjakut, të cilat janë të shprehura si përqindje totale e acideve yndyrore fosfolipidike ndaj peshës.

Mjekët mund të analizojnë indirekt statusin e niveleve të omega-3 në trup, duke shqyrtuar përbërjen e acideve yndyrore në qelizat e kuqe të gjakut. Kjo qasje, kontrollon marrjen në terma afatgjatë të yndyrnave në disa muaj dhe jep nje rezultat te përgjithshëm për marrjen e omega-3.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të dihet që sasia e acideve yndyrore në gjak varet drejpërdrejt nga cfarë keni ngrënë dhe kur. Kjo është arsyeja që shumë mjekë i kërkojnë pacientëve të mos konsumojnë ushqim gjatë natës përpara se të japin gjak për të bëre matjen e yndyrnave në gjak.

Dieta ballkanase njihet që është e pasur në yndyrna të ngopura dhe e ulët në yndyrna të pangopura, si omega-3. Mes popullatave që konsumojnë më shumë peshk, kanë më pak shqetësime për mungesë të omega-3.

Individët që nuk konsumojnë peshkun, frutat e detit dhe burime ushqimore të pasura me acid alfalinoleik ose që nuk marrin suplemente me EPA dhe DHA, kanë me predispozita për të pasur mungesë të omega-3.  

Si të përmirësojmë nivelet e omega-3?

Shumë ushqime, si farat Chia dhe ushqime të tjera me bazë bimore, përmbajnë yndyrna ALA (acidi alfalinoleik) të omega-3. Peshku dhe ushqime të tjera që janë më shumë me bazë shtazore përmbajnë EPA dhe DHA.

ALA është prekursor i DHA dhe EPA, që do të thotë trupi jonë mund të shndërrojë ALA në këto dy acide yndyrore të omega-3. Sidoqoftë, përqindja e shndërrimit është shumë e ulët. Prandaj, është më mirë të fokusoheni në marrjen direkte të EPA dhe DHA nga dieta ose suplementet, sesa të konsumosh ALA.

Peshqit e yndyrshëm janë burimi më i mirë i EPA dhe DHA, këtu përfshihet salmoni, trofta, skumbria, levreku dhe sardelet. Por, gjithashtu duhet të inkorporojmë burime të ALA në dietën tuaj. Burimet më të mira me ALA vijnë nga vajrat bimore si: farat e lirit, farat chia dhe arrat.

Ju mund të konsumoni suplemente me DHA dhe EPA të përftuara nga vaji peshkut ose karkalecit të kuq. Gjithashtu, edhe suplementet me omega-3 vegane, që derivojnë nga algat në vend të peshkut, jane në dispozicion. Studimet kanë treguar që omega-3 që derivon nga algat është efektiv në rritjen e niveleve të omega-3.

Nqs dyshoni që nivelet tuaja të omega-3 janë të ulëta, mund të rrisni marrjen ditore dhe të merrni një suplement. Nqs mendoni për një mungesë më të theksuar, flisni me mjekun tuaj, i cili mund tju këshillojë për një suplement të duhur.

Konkluzione dhe Sugjerime

Mungesa  e omega-3 është një gjëndje në të cilën trupi jonë nuk ka mjaftueshëm yndyrna të omega-3. Kjo zakonisht vjen si rezultat nga mos konsumimi i një diete të pasur me ushqime që janë burim i omega-3 në periudha afatgjata.

Edhe pse,mjekët nuk kontrollojnë rregullisht tek pacientët nivelet e omega-3, mund të vihen disa indikatorë që tregojnë mungesë të omega-3. Për shembul, mungesa e omega-3 mund të cojë në përkeqësimin e lëkurës së thatë dhe të irrituar, inflamacion, hollim të flokëve dhe thonjve, depresion, sy të thatë dhe dhimbje të kyceve.

Mënyra më e mirë për të rritur nivelet e omega-3 është nëpërmjet dietës ushqimore. Peshqit të pasur me yndyrë dhe frutat e detit janë të pasur me EPA dhe DHA, ndërkohë vajrat bimore përmbajnë ALA. Gjithashtu, burime të omega-3 janë edhe suplementet që derivojnë nga peshqit, karkalecat dhe algat.

Nëse jeni i shqetësuar se mund të keni mungesë të theksuar të omega-3, konsultohuni me mjekun tuaj.

Disa suplemente me Omega 3 i gjeni duke klikuar këtu.