Kujdesi i lëkurës gjatë verës.

Kujdesi i lëkurës gjatë verës.

Lëkura është organi më i madh i trupit, me një sipërfaqe totale rreth 20 metra katrorë. Lëkura na mbron nga mikrobet dhe elementët patogjenë, ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe është e ndjeshme ndaj prekjes, nxehtësisë dhe të ftohtit.

Të pushosh buzë detit ose buzë liqenit, të luash në plazh ose në park -- le ta pranojmë, çfarëdo aktivitet që zhvillojmë jashtë në ajër të pastër gjatë ditëve të nxehta nga Maji në Shtator na bën të ndihemi më të gjallë fizikisht dhe psikologjikisht. Por drita shtesë gjatë ditës dhe temperaturat ndjeshëm më të larta e bëjnë këtë kohë të vitit një faktor super-stresues për lëkurën tuaj.

“Njerëzit priren ta dëmtojnë lëkurën e tyre më shumë në mot të ngrohtë”.

Por, si mund ta shijojmë sezonin e ngrohtë në natyrë dhe të parandalojmë dëmtimin afatgjatë të fytyrës dhe trupit?

Së pari duhet të njohim faktorët dëmtues që hasim më shpesh gjatë stinës së ngrohtë:

1-Alergjia ndaj diellit

Ekspozimi i lëkurës ndaj temperaturave të larta mund ta dëmtojë atë.

Sistemi juaj imunitar do ta ndiejë këtë sulm dhe do të përgjigjet, duke bërë që të krijohet skuqje ose urtikarie.

2-Djegia nga dielli

Djegia nga dielli rrit mundësinë e kancerit të lëkurës. Duhet të mbroni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme gjatë gjithë vitit, por veçanërisht në ditët e nxehta të verës.

3-Skuqjet nga kontakti me bimë të ndryshme

Gjasat që të luftoni kundër alergjive si pasojë e kontaktit me bimë të ndryshme janë më të larta gjatë verës. Mësoni cilat bimë duhet të shmangni, pastroni ato nga zonat ku kaloni shumë kohë dhe vishni veshje mbrojtëse nëse e dini se do të jeni në një vend me bimë që shkaktojnë kruajtje.

4-Pickimet nga insektet dhe gjallesat detare

Mushkonjat, grerëzat dhe insektet e tjera-- oh my! Zakonisht, insektet pickuese dhe thumbuese shkaktojnë vetëm kruajtjeje kur pickojnë. Por ndonjëherë, reagimi mund të jetë më i rëndë dhe më i përhapur. Mund të keni ënjtje, rrahje të shpejta zemre, ulje të presionit të gjakut dhe probleme me frymëmarrjen.

Përdorni solucione lokale repelente ose veshje mbuluese kur jeni jashtë. Shmangni ngjyrat e ndezura dhe parfumet.

5-Skuqje nga nxehtësia

E quajtur edhe nxehtësia pickuese, ajo vjen si pasojë e bllokimit të djersës në poret tuaja. Ju mund t'i parandaloni këto kruajtje, gunga të vogla duke veshur rroba të lirshme, që marrin frymë dhe duke e mbajtur lëkurën tuaj sa më të thatë dhe të freskët.

6-Folikulitis

Hapjet nga të cilat rriten qimet e trupit tuaj quhen folikula. Rrobat e ngushta, acidi dhe klori nga vaskat e nxehta, ose dëmtimi nga depilimi mund t'i irritojë ato. Nëse folikulat infektohen, ato mund të jenë të dhimbshme, shfaqin kruarje dhe fryrje. Për ta parandaluar atë, sigurohuni që rrobat tuaja të jenë të lirshme, depilohuni në drejtimin që rriten flokët, përdorni xhel rroje dhe kini kujdes me ambientet ujore që frekuentoni.

7-Akne

Nëse kombinojmë djersën, bakteret dhe vajrat do të kemi një recetë për poret e bllokuara. Nëse lëkura juaj është e prirur ndaj akneve, kjo shpesh nënkupton një shpërthim. Mbani një peshqir të pastër në dorë për të fshirë lëkurën tuaj ndërsa djersitni. Lani rrobat në të cilat keni djersitur dhe zgjidhni produkte jo-komedogjenike për kujdesin ndaj lëkurës për të ndihmuar në mbajtjen e poreve të pastra.

8-Melasma

Nëse jeni të prirur ndaj njollave kafe, dielli i verës mund t'i nxjerrë ato më në pah. Vendosni krem dielli me spektër të gjerë mbrotjeje çdo ditë dhe riaplikojeni atë çdo 2 orë. Vishni një kapele dhe syze dhe rrini në hije sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithashtu, shmangni depilimin ose produktet e ashpra të lëkurës që mund të irritojnë lëkurën tuaj dhe të përkeqësojnë melasmën.

Parandalimi i dëmtimit të lëkurës gjatë verës

Rrezet e diellit shkaktojnë rreth 90% të dëmtimit të lëkurës, që do të thotë rrënie tonusi, rrudha, hiperpigmentim, humbje elasticiteti dhe shenja të përgjithshme të plakjes, shpjegon dermatologu Colbert. Disa produkte dhe përbërës janë dëshmuar se janë riparuese dhe kanë cilësi mbrojtëse. Për të kaluar verën me lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim, rezervoni arsenalin tuaj të kujdesit për lëkurën me këto armë të fuqishme mbrojtëse.

  • Kremi i diellit

Rregulli i parë për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme fillon dhe përfundon me kremin kundër diellit. Mënyra e provuar nr. 1 për të mbrojtur lëkurën tuaj është të vendosni mbrojtje UV çdo ditë, në shi ose diell, verë ose dimër.  Të gjithë duhet të përdorin një krem ​​kundër diellit me SPF 15 ose më të lartë që mbron nga rrezet UVA dhe UVB. Aplikojeni kremin pa u kursyer. "Nuk mund të kursesh," thotë Bruce E. Katz, MD, drejtor mjekësor i Qendrës së Lëkurës dhe Laserit JUVA në New York City. "Njerëzit priren të mos përdorin krem ​​mbrojtës. Vendosni mjaftueshëm sa të mbuloni të gjithë trupin tuaj, pa marrë parasysh sa duhet." Aplikojeni para se të arrini në ambient jashtë ose plazh. "Kremit të diellit i duhen 15 deri në 20 minuta për të vepruar, kështu që aplikojeni para se të dilni nga shtëpia, jo kur të shkoni në plazh," thotë ai.

Riaplikojeni shpesh. Mos harroni se efekti zgjat vetëm rreth dy orë. "Kështu që nga gjashtë orë nuk keni mbrojtje nëse keni qenë jashtë gjithë ditën," thotë ai. Kremrat kundër diellit duhet të riaplikohen çdo dy orë ose pasi keni notuar ose djersitur shumë.

Dhe mos harroni nishanet ose shenjat tuaja. "Dielli mund të ndriçojë ose errësojë plagët, prandaj sigurohuni që të jeni tepër të kujdesshëm dhe të përdorni një SPF 30 ose më të lartë në ato pjesë," thotë Fallek.

  • Larja dhe eksfolimi i lëkurës

Pastruesi juaj në fakt mund të bëjë më shumë sesa thjesht pastrim. Kur lani fytyrën me një pastrues të butë, ju po trajtoni problemet e lëkurës në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Eksfolimi i lëkurës largon qelizat e vdekura të lekures duke siguruar një lëkurë  të pastër dhe balancim të sebumit të tepërt për të ndihmuar në parandalimin e shpërthimeve akneike.

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të përgatitur lëkurën tuaj për verën është me eksfolim të rregullt. "Ju mund të përdorni një eksfolim kimik ose fizik për ta mbajtur lëkurën tuaj të duket më e freskët dhe për të hequr qafe lëkurën e thatë të dimrit," thotë Audrey Kunin MD, një dermatologe në Kansas City, Mo.

  • Hidratimi

Ndonëse ka kuptim të largoni veshjet e rënda sapo rritet temperatura, nuk duhet të dilni lakuriq. E njëjta gjë vlen edhe për lëkurën tuaj. "Djersa dhe lagështia mund t'ju bëjnë të ndiheni më të yndyrshëm, por lëkura juaj ka ende nevojë për hidratim për të ruajtur shëndetin e saj" thotë dermatologia Amy Weschler, MD, asistent profesor klinik i dermatologjisë në SUNY Downstate Medical Center.

Kripa në djersë së bashku me nxehtësinë në fakt mund të shkaktojë më shumë dehidratim. “Pa lagështi të shtuar, poret tuaja prodhojnë më shumë sebum për të kompensuar tharjen, gjë që shkakton një cikël zhgënjyes shpërthimesh akneike dhe acarimi”, thotë Weschler.

Pasi të keni eksfoluar, hidratimi i lëkurës është thelbësor. “Nëse lëkura juaj është vetëm pak e thatë, mund të përdorni një hidratues fluid dhe nëse është shumë e thatë, mund të përdorni një krem hidratues”, thotë Rhoda S. Narins, MD, kirurge dermatologjike në New York City dhe presidente e Shoqatës Amerikane për Kirurgji Dermatologjike.

Hidartoni lëkurën pasi ta keni eksfoluar, depiluar dhe pas dushit. Në veçanti, "hidratimi pas depilimit e zëvëndëson barrierën mbrojtëse të lëkurës derisa trupi juaj të mund ta bëjë këtë", thotë Narins.

 

Vera është zakonisht më e ngrohtë dhe më me diell se dimri. Është e natyrshme që lëkura juaj të ketë nevoja të ndryshme. Kur kaloni shumë kohë në diell, është e rëndësishme të jeni të vëmendshëm për kremrat kundër diellit. Gjeni një SPF me spektër të gjerë 30 dhe riaplikojeni çdo 2 orë për të mbrojtur lëkurën tuaj nga plakja e parakohshme dhe kanceri i lëkurës.

Krijoni rutinën tuaj me një hidratues të lehtë dhe grim jo aq të rënduar, duke e eksfoluar jo më shumë se 2 herë në javë.

Një rutinë bukurie miqësore gjatë verës do ta mbajë lëkurën tuaj të lumtur dhe të shëndetshme gjatë gjithë vitit.