Problemet seksuale tek meshkujt.
Cilat janë problemet seksuale tek meshkujt?
Problemet me funksionin seksual janë të zakonshme dhe prekin më shumë se gjysmën e çifteve. Edhe pse disfunksioni seksual rrallëherë prek shëndetin fizik, ai sjell dëme të rënda psikologjike si depresioni, ankthi dhe ndjenja e inferioritetit. Problemet seksuale mashkullore, veçanërisht disfunksioni erektil, mund të rrisin riskun për sëmundje vaskulare, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun specialist.
Kategoritë e disfunksionit seksual tek meshkujt përfshijnë:
- Disfunksion erektil: shpeshherë quhet edhe impotencë, është paaftësia për të pasur ose mbajtur një ereksion të mjaftueshëm për funksionin seksual.
- Ejakulim i parakohshëm: një paaftësi për të vonuar orgazmën dhe ejakulimin, duke e lënë partnerin tjetër të pakënaqur.
- Çrregullim të orgazmës tek meshkujt: nje paaftësi për të arritur orgazmën me një partner, ose paaftësi për të arritur orgazmën pa kontakt seksual të gjatë, ose paaftësi për të pasur orgazmë gjatë marrëdhënies seksuale. Në disa raste, orgasma arrihet vetëm nëpërmjet masturbimit ose seksit oral.
- Dëshirë seksuale hipoaktive: një mosinteresim për kontakt seksual ose mungesë totalisht dëshire për marrëdhënie seksuale.
- Ejakulim që kthehet mbrapsht: Sperma në vend që të rrjedhë nga fundi i penisit, shkon mbrapsht në fshikëz gjatë orgazmës. Kjo, shpeshherë vjen si pasojë e disa mjekimeve të caktuara dhe nuk përbën rrezik për shëndetin.
- Priapizëm: një ereksion i zgjatur i pashoqëruar me dëshirë seksuale. Kjo gjendje e rrallë është e dhimbshme, potencialisht e rrezikshme, dhe kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.
Nqs problemet seksuale ndodhin vetëm në rrethana të caktuara ose me partnerë të caktuar seksual, atëherë gjendja konsiderohet të jetë “përzgjedhëse” në vend të “e përgjithshme”. Shumë nga këto kushte seksuale mund të ndodhin në një pikë gjatë jetës së një mashkulli. Në fakt, shkencëtarët e marrin në konsideratë një diagnozë të një disfunksioni seksual vetëm nëse problemi ndodh në 25% të rasteve gjatë marrëdhënieve seksuale.
Çfarë i shkakton problemet seksuale mashkullore?
Përgjigja seksuale është shumë komplekse, duke përfshirë shumë faktorë si shkas për disfunksionin seksual, si ato fizike dhe psikologjike.
Ereksioni përfshin sistemin nervor dhe vaskular (rrjetin e arterieve dhe venave) dhe nivele të duhura hormonesh, prandaj problemet me secilin prej këtyre sistemeve interferojnë funksionin seksual.
Faktorë të zakonshëm fizik që shkaktojnë probleme seksuale përfshirë:
- Kushte ose sjellje që rrisin riskun për sëmundje vaskulare si, duhanpirja, presioni i lartë i gjakut, diabeti, kolesteroli lartë dhe obeziteti, ose mjekimet për të trajtuar këto ose çrregullime të tjera;
- Diabeti, sidomos tipi 2 i diabetit;
- Hipogonadizmi, ku testikujt nuk prodhojnë mjaftueshëm testosterone;
- Çrregullime të tiroides (hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi);
- Lezione mbiveshkore (sindroma Cushing);
- Rritja jo kancerogjene e Hipofizës, që shkakton rritje të niveleve të hormonit te quajtur prolaktinë;
- Sëmundje, që prekin sistemin nervor si goditjet në tru, dëmtime të palcës kurrizore, skleroza, diabeti dhe Parkinsoni;
- Dëmtime të arterieve ose venave që sjellin ndërhyrje pelvike (si ndërhyrje kirurgjikale të prostatës, shtyllës kurrizore ose fshikëzës ) ose pas trajtimit me rreze;
- Kushte, që prekin drejtpërsëdrejti penisin, si sëmundja Peyronie (lakimi i penisit), dëmtimi penisit ose arterieve, venave, ose nervave qe suportojnë penisin;
- Sëmundje kardiovaskulare;
- Pllakëza që formohen në qarkullimin e gjakut në penis
- Vena që rrjedhin.
Ejakulimi i parakohshëm zakonisht nuk ndodh për shkaqe fizike, edhe pse problemi shpeshherë lidhet me çrregullime neurologjike, infeksione të prostatës ose uretrës.
Shkaqet e mundshme psikologjike që shkaktojnë disfunksion seksual përfshijnë:
- Ankthin;
- Ndjenja faji rreth marrëdhënies seksuale;
- Neveri ndaj marrëdhënies seksuale
- Aktivitet i rrallë seksual.
Marrëdhënie seksuale e dhimbshme, shpeshherë ndodh për shkaqe fizike si:
- Infekion të uretrës, prostatës ose testikujve, që mund ta kenë zanafillën nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme siç është klamidia ose herpesi gjenital;
- Reaksione alergjike ndaj spermicideve ose kondomeve;
- Sëmundja Peyronie , pllaka fibroze të vendosura në pjesën e sipërme të penisit që shkaktojnë dhimbje gjatë ereksionit;
- Artriti në pjesën e poshtme të shpinës.
Mungesa e dëshirës për; marrëdhënie seksuale mund të vijë si pasojë e njërit prej faktorëve:
- Sëmundje fizike
- Balanc jo normale hormonale (zakonisht nivele të ulëta testosteroni);
- Medikamente që prekin dëshirën seksuale;
- Alkooli ose drogëra;
- Shkaqe psikologjike, përfshirë depresionin ose probleme në marrëdhënien në çift, gjë që një terapist mund të ndihmojë për ti zgjidhur.
Ejakulim që kthehet mbrapsht, mund të ndodhë si pasojë e:
- Ndërhyrje kirurgjikale në prostatë ose ureter;
- Medikamente që mbajnë qafën e fshikëzës të hapur;
- Diabeti (i cili mund të dëmtojë nervat që mbyllin fshikëzën gjatë ejakulimit).
Priapizmi mund të shkaktohet nga:
- Trauma të organit genital mashkullor;
- Çështje mjekësore si sëmundja e qelizave drapër, leucemia, diabeti;
- Mjekime të caktuara, përfshirë ato që trajtojnë disfunksionin erektil.
A mund të shkaktojnë mjekimet probleme seksuale?
Shumë mjekime mund të ndikojnë në disfunksionin seksual, duke shkaktuar probleme në dëshirën për marrëdhënie seksuale ose disfunksion erektil si:
- Barnat që trajtojnë tensionin e lartë të gjakut;
- Diuretikët (përfshirë tiazidet dhe spironolaktonin)
- Bllokuesit histaminik;
- Antidepresantët;
- Barnat e zakonshme OTC (si antihistaminikët dhe dekogjestionuesit);
- Antipsikotikët;
- Sedativët (ose gjumësjellësit)
- Barnat anksiolitike;
- Përdorimi drogërave, përfshirë këtu alkoolin, metadonin dhe heroinën, steroidet anabolike dhe duhani.
Faktorët psikologjik në problemet seksuale
Faktorët psikologjik luajnë një rol të rëndësishëm. Mund te jetë e vështirë të shijosh një marrëdhënie seksuale nqs:
- Je nën presionin e stresit;
- Marrëdhënia në çift ka problem;
- Ke një histori me takime traumatike seksuale (përdhunim ose inçest);
- Je rritur në një familje me tabu strikte seksuale;
- Ke frikë se mund të ngelet shtatzënë partnerja ose mund të infektohesh nga sëmundje seksualisht të transmetueshme;
- Ke ndjenja negative (përfshirë ndjenjën e fajit, inatit, frikës, vetëvlerësim i ulët dhe ankth);
- Vuan nga depresioni;
- Je shumë i lodhur fizikisht
- Po shtyn veten të kesh marrëdhënie seksuale me dikë për të cilin nuk keni tërheqje seksuale;
- Çështje të disforisë gjinore.
Si ndikojnë faktorët mjedisorë në problemet seksuale
Mund të jetë e vështirë të shijosh marrëdhënien seksuale nëse nuk je në një vend të sigurt dhe privat, ose për shkak të punës së ngarkuar dhe jetës personale që të rrëmben energjinë për të marrë pjesë seksualisht. Të qenurit prind mund të jetë e veshtirë të gjesh kohë për të pasur intimitet seksual.
Frika për tu infektuar me HIV, vështirësia për të pasur marrëdhënie seksuale të sigurt dhe efektet psikologjike të diskriminimit janë vetëm disa nga faktorët që shkaktojnë ankth tek meshkujt.
Disa lloje të mosfunksionimit seksual nuk mund të parandalohen. Megjithatë, ju mund të jeni në gjendje të zvogëloni rrezikun e disa llojeve, duke punuar për të parandaluar sëmundjet që mund të çojnë drejt kësaj problematike.
Aplikimi i disa zakoneve të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun tuaj. Për shembull:
- Lëreni duhanin ose mos e filloni atë;
- Ushtroni aktivitet të rregullt fizik;
- Mbani një peshë të shëndetshme;
- Hani një dietë të ekuilibruar;
- Kufizoni marrjen e alkoolit në maksimum dy pije në ditë;
- Mos përdorni droga ilegale;
- Nëse keni sëmundje kronike, si sëmundjet e zemrës ose diabeti, ndërmerrni hapa për të kontrolluar gjendjen tuaj dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.