Hiperpigmentimi dhe shkaktarët e saj

Hiperpigmentimi dhe shkaktarët e saj

Vera dhe pushimet mbaruan dhe secili prej nesh ndihet totalisht i rigjeneruar dhe energjik.

Por…për fat të keq pasqyra nuk tregon të njëjtën histori. Ngjyra e marrë nga plazhi është zhdukur dhe ka dalë në pah një lëkurë e stresuar dhe me një teksturë heterogjene si në teksturë ashtu edhe në tonalitet.

Hiperpigmentim quhet shfaqja e njollave më të errëta të zonave të ndryshme të lëkurës. Kjo ndodh kur lëkura prodhon melaninë të tepërt (pigmentin që i jep ngjyrën lëkurës) dhe mund të prekë të gjitha llojet e lëkurave.

Por cilët janë shkaktarët e hiperpigmentimit të lëkurës?

  • Ekspozimi në diell

Trupi prodhon më shumë melaninë për të mbrojtur lëkurën nga ekspozimi i zgjatur në diell. Kjo mund të shkaktojë njolla të errëta në lëkurë të quajtura njolla të moshës ose njolla dielli.

  • Inflamacioni i lëkurës

Zonat e lëkurës mund të errësohen pasi njerëzit kanë pasur inflamacion të lëkurës. Kjo mund të përfshijë akne, ekzemë, lupus ose një dëmtim të lëkurës. Njerëzit me lëkurë më të errët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë hiperpigmentim post-inflamator.

  • Melasma

Njollat ​​më të errëta të lëkurës mund të formohen kur njerëzit përjetojnë ndryshime hormonale. Ky lloj hiperpigmentimi është i zakonshëm gjatë shtatzënies.

  • Reagimet ndaj përdorimit të medikamenteve

Disa medikamente, të tilla si medikamentet antimalariale dhe antidepresantët triciklikë, mund të shkaktojnë hiperpigmentim. Në këto raste, njollat e lëkurës mund të kthehen në gri.

Principet aktive në trajtimet lokale gjithashtu ndonjëherë mund të shkaktojnë hiperpigmentim.

  • Kushtet mjekësore

Shkaqe më serioze të hiperpigmentimit përfshijnë sëmundjen e Addison-it dhe hemokromatozën.

-Sëmundja e Addison-it prek gjëndrat mbiveshkore. Mund të shkaktojë hiperpigmentim në zona të caktuara të trupit, duke përfshirë: buzët, bërrylat, gjunjët, nyjet e gishtave etj.

-Hemokromatoza është një patologji e trashëguar, e cila bën që trupi të përmbajë shumë hekur. Mund të shkaktojë hiperpigmentim, duke e bërë lëkurën të duket më e errët ose e nxirë. Hiperpigmentimi mund të ndodhë kur nivelet e hekurit janë pesë herë më të larta se zakonisht. 

Hiperpigmentimi është shpesh i padëmshëm dhe mund të mos kërkojë fare trajtim. Megjithatë, më e mira është trajtimi i tij me produkte lokale me përmbajtje principesh aktive zbehëse/trajtuese të njollave.

Në këto principe aktive përfshijmë:

  1. Retinoidet
  2. Acidin Azelaik
  3. Acidin Kojik
  4. NeoGlukozaminën
  5. Niacinamidet
  6. Acidin Glikolik
  7. Vitaminën C

Krahas trajtimeve në shtëpi, ekzistojnë disa proçedura kozmetike reduktuese të hiperpigmentimit të lekures.

Këtu mund të përmendim:

  • terapi me lazer
  • dritë intensive pulsuese
  • peeling kimik

Njerëzit që mendojnë nëse do t'i nënshtrohen njërës prej këtyre proçedurave duhet të diskutojnë proçesin dhe efektet anësore të mundshme me një specialist të kujdesit të lëkurës ose dermatolog.

Ata mund të përkeqësojnë hiperpigmentimin duke dëmtuar shtresën e jashtme të lëkurës, nëse i aplikojnë në mënyrë të pambrojtur.

Si bëhet diagnostifikimi i tipit të kësaj patologjie?

Vetëm një mjek mund të identifikojë llojin dhe shkakun e hiperpigmentimit. Ata mund të realizojnë teste të ndryshme për një saktësi më të lartë. Fillimisht bëhet e ditur anamneza dhe stili i jetesës së pacientit dhe më tej ekzaminohet zona e prekur me një dritë të veçantë për të pare më nga afër dëmtimin e lëkurës. Gjithashtu, nëse mjeku e shikon të arsyeshme mund të analizohet një biopsi e lëkurës, me qëllim përjashtimin e një kanceri të mundshëm të lëkurës.

Në përfundim mjeku përcakton një plan trajtimi që i përshtatet individit dhe situatës individuale të secilit pacient.

Krahas trajtimit, më e mira është parandalimi i hiperpigmentimit.

Është thënë dhe rithënë rëndësia e madhe e mbrojtes ndaj diellit. Pra, mënyra me e mirë e parandalimit të hiperpigmentimit dhe patologjive të tjera dermatologjike është aplikimi në mëngjes dhe riaplikimi gjatë ditës i kremit me faktor mbrojtës SPF 30 ose më shumë në fytyrë dhe zonat e ekspozuara në diell. Kujdes shumë të madh duhet treguar në rastet e dëmtimeve të lëkurës duke shmangur ekspozimin e tyre në diell. Konsulta me një profesionit shëndetësor, i specializuar dhe trajnuar në fushën e dermokozmentikës gjatë përdorimit të produkteve trajtuese të njollave të errëta në lëkurë, si edhe para kryerjes së proçedurave kozmetike për zbehjen e tyre.

Përfundimisht hiperpigmentimi është një patologji sa e thjeshtë, aq dhe komplekse. Trajtimet e tij përfshijnë produktet dermo-kozmetike lokale apo dhe ndërhyrje kozmetike. Të gjitha këto zhvillohen nën mbikqyrjen e farmacistit apo mjekut të trajnuar dhe të mirëinformuar rreth mënyrës së veprimit dhe efekteve anësore të secilës mënyrë trajtimi.

Për më tepër, tek linku më poshtë mund të gjeni disa produkte për trajtimin e hiperpimentimit:

https://pharmawest.al/collections/neostrata-enlighten-20