Kolagjeni- Çfarë duhet të dini për të!

Kolagjeni- Çfarë duhet të dini për të!

Kolagjeni është proteina që gjendet në sasinë më të madhe në trupin tonë. Ai përbën rreth 30% të sasisë totale proteinike. Kolagjeni është blloku kryesor i ndërtimit të lëkurës, muskujve, kockave, tendinave, ligamenteve dhe indeve të tjera lidhëse. Gjendet gjithashtu tek organet, enët e gjakut dhe trakti intestinal.

Janë identifikuar rreth 28 tipe kolagjeni. Ato ndryshojnë nga mënyra e vendosjes së molekulave, përbërësit qelizor dhe veprimi specific që ka kolagjeni në trupin tonë.

Katër më të zakonshmet:

  • Tipi I: lloji më i zakonshëm që gjendet në të gjithë indin lidhës.
  • Tipi ll: gjendet në nyje dhe disqe ndërvertebrale (jastëkët që shërbejnë si amortizues të shtyllës kurrizore).
  • Tipi lll: përbërësi kryesor i fibrave retikulare, të cilat gjenden në lëkurë dhe enët e gjakut.
  • Tipi lV: një komponent i veshkave, veshit të brendshëm dhe lenteve të syrit.

Cili është roli i Kolagjenit në organizëm?

Roli kryesor i kolagjenit është të sigurojë strukturë, forcë dhe mbështetje në të gjithë trupin.

Rolet specifike të kolagjenit:

  • Ndihmon formimin e fibroblasteve në dermën (shtresa e mesme e lëkurës), e cila ndihmon në rritjen e qelizave të reja.
  • Luan një rol në zëvendësimin e qelizave të vdekura të lëkurës.
  • Siguron një “mbulesë” mbrojtëse për organet.
  • I jep strukturë, forcë dhe elasticitet lëkurës.
  • Ndihmon në mpiksjen e gjakut.

Trupi prodhon më pak kolagjen me kalimin e moshës dhe ai ekzistues shpërbëhet me një ritëm më të shpejtë. Gratë përjetojnë një reduktim të ndjeshëm të prodhimit të kolagjenit pas menopauzës. Është normale që të gjithë të përjetojnë një rënie të prodhimit të kolagjenit pas moshës 60 vjeçare.

Kolagjeni nuk mund të matet në një test gjaku - por ka shenja, që niveli i kolagjenit po zvogëlohet:

  • Lëkurë e rrudhosur ose e varur.
  • Tkurrje, dobësim dhe dhimbje të muskujve.
  • Dhimbje kyçesh ose osteoartriti për shkak të kërcit të konsumuar.
  • Humbje e lëvizshmërisë për shkak të dëmtimit ose ngurtësimit të kyçeve.
  • Probleme gastrointestinale.
  • Probleme me qarkullimin e gjakut.

Ushqimet që përmbajnë Kolagjen:

  1. Ushqimet që përmbajnë xhelatinë, si lëngu i kockave. Xhelatina është një substancë proteinike që rrjedh nga kolagjeni i përpunuar.
  2. Kolagjeni gjendet në indet lidhëse të kafshëve. Kështu, ushqime të tilla si lëkura e pulës, lëkura e derrit, viçi dhe peshku janë burime të kolagjenit.
  3. Vitamina C është thelbësore për sintezën e kolagjenit, kështu që duhet të konsumoni ushqime të pasura me këtë vitaminë, të tilla si agrumet, brokoli dhe luleshtrydhet.

Përfitimet shëndetësore të suplementeve të kolagjenit

Përdorimi i suplementeve me përmbajtje të kolagjenit ofron një sërë përfitimesh shëndetësore.

  • Kolagjeni është një komponent kryesor i lëkurës tuaj.

Ai luan një rol në forcimin, elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës. Ndërsa plakemi, trupi prodhon më pak kolagjen, duke çuar në lëkurë të thatë dhe në formimin e rrudhave. Megjithatë, disa studime kanë treguar se peptidet e kolagjenit ose suplementet që përmbajnë kolagjen mund të ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së lëkurës duke reduktuar rrudhat.

  • Mund të lehtësojë dhimbjet e kyçeve

Kolagjeni ndihmon në ruajtjen e kërceve. Kur sasia e kolagjenit zvogëlohet me moshën, rritet rreziku i çrregullimeve degjenerative të kyçeve, si osteoartriti. Disa studime sugjerojnë se suplementet e kolagjenit mund të ndihmojnë në përmirësimin e simptomave të osteoartritit dhe në uljen e dhimbjes së përgjithshme të kyçeve.

  • Mund të parandalojë humbjen e masës kockore

Kockat tuaja përbëhen kryesisht nga kolagjeni, i cili u jep atyre strukturë dhe forcë. Reduktimi i kolagjenit shoqërohet me përkeqësim edhe të masës kockore. Kjo mund të çojë në kushte të tilla si osteoporoza, e cila karakterizohet nga densitet i ulët i kockave dhe një rrezik më i lartë i frakturave. Studimet vërejnë se suplementet e kolagjenit mund të ndihmojnë në frenimin e ndarjes së kockave që çon në osteoporozë.

  • Mund të rrisë masën e muskujve

Si proteina më e bollshme në trup, kolagjeni është një komponent i rëndësishëm i muskujve skeletik. Studimet sugjerojnë se suplementet e kolagjenit ndihmojnë në rritjen e masës muskulore tek njerëzit me sarkopeni (humbje e masës muskulore që ndodh me moshën).

Në një studim 12-javor, 27 burra të moshuar me këtë gjendje morën 15 gram kolagjen ndërsa merrnin pjesë në një program ushtrimesh. Krahasuar me burrat që ushtroheshin, por nuk merrnin kolagjen, ata fituan dukshëm më shumë masë dhe forcë muskulore.

  • Promovon shëndetin e zemrës

Studiuesit kanë teorizuar se suplementet e kolagjenit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Kolagjeni siguron strukturë për arteriet dhe enët e gjakut që bartin gjakun nga zemra në pjesën tjetër të trupit. Pa kolagjen të mjaftueshëm, arteriet mund të bëhen më pak fleksibël dhe elastike.

  • Flokët dhe thonjtë

Marrja e kolagjenit mund të rrisë forcën e thonjve duke parandaluar brishtësinë e tyre. Për më tepër, mund të ndihmojë që flokët dhe thonjtë të rriten më gjatë.

  • Shëndeti i zorrëve

Megjithëse asnjë provë shkencore nuk e mbështet këtë pretendim, disa studiues shëndetësorë pohojnë se suplementet e kolagjenit mund të trajtojnë sindromën e zorrëve që rrjedh, e quajtur gjithashtu përshkueshmëria e zorrëve.

  • Shëndeti i trurit

Asnjë studim nuk ka ekzaminuar rolin e suplementeve të kolagjenit në shëndetin e trurit, por disa njerëz pretendojnë se ato përmirësojnë humorin dhe reduktojnë simptomat e ankthit.

  • Humbje peshe

Përkrahësit e kolagjenit besojnë se suplementet e kolagjenit mund të nxisin humbjen e peshës dhe të kenë metabolizëm më të shpejtë. Megjithatë, asnjë studim nuk i mbështet këto pretendime.

Kolagjeni luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e strukturës, forcës dhe mbështetjes në të gjithë trupin. Suplementet e kolagjenit shoqërohen me disa përfitime shëndetësore dhe shumë pak rreziqe të njohura.

Këtu mund të gjeni disa sugjerime suplementesh me përmbajtje kolagjeni.