Alfacare A-Plus
Lekë 1,950.00
Share:
- Aparati është i përbërë nga një matës ergonomik prej çeliku, ideal për përdorim profesional dhe në shtëpi.
- Matja e tensionit me stetoskop është një zgjidhje më e thjeshtë dhe më ekonomike.
- Aparati është i lehtë për t’u përdorur dhe me besueshmëri të lartë.
- Mansheta nuk shkakton reaksione alergjike.
- Aparati vjen me një çantë shume praktike që ju lejon ta merrni me vete kudo që shkoni.
- Gjatë matjes së tensionit, mansheta vendoset në krahun e majtë, 1-2 cm mbi brryl dhe qëndrohet në pozicion ulur.
- Vendoset matësi i stetoskopit nën fashë, nën tubat që lidhen me aparatin dhe skajet e spetoskopit në vesh.
- Mbyllet valvula e qarkullimit të ajrit në matësin fryrës duke e kthyer vidën në drejtim orar.
- Fryhet valvula duke e shtypur me dorën e djathtë dhe fillon të dëgjohet pulsi juaj në stetoskop në vesh.
- Ndalohet fryrja e valvulës derisa matësi të lexojë rreth 3 pikë (mm Hg) mbi tensionin e pritshëm sistolik. Në këtë pikë, nuk duhet të dëgjohet pulsi juaj në stetoskop. Shikohet matësi dhe lirohet ngadalë presioni në valvul duke hapur vidën e qarkullimit të ajrit në drejtim të kundërt orar.
- Dëgjohet me kujdes për rrahjen e parë të pulsit. Sapo të dëgjohet, lexohet në matës. Ky lexim është tensioni juaj sistolik (niveli më i lartë).
- Rrotullohet ngadalë vida në valvul përsëri. Dëgjohet me kujdes derisa pulsi zhduket dhe nuk dëgjohet më. Kur nuk dëgjohen rrahjen e pulsit, lexohet në matës dhe ky lexim është presioni juaj diastolik (niveli më i ulët).