RAZOR STARTER SET
Lekë 2,490.00
Seti permban dorezën e briskut, mbajtësja dhe 2 koka për ndërrim.
Share:
Fler ka revolucionalizuar brisqet një përdorimeshe, duke u kujdesur njëkohësisht për Planetin tonë dhe për lëkurën tënde. Doreza prej alumini të anodizuar mund të ripërdoret pafundësisht (lamtumirë brisqe një përdorimeshe!!!). Koka e tij është e mbështjelle nga një unazë lubrifikuese e cila, e kombinuar me teknologjinë e patentuar RolaTek, e shndërron depilimin në një moment me zero stres. Ke për ta parë, gjithçka do të shkojë vaj!!!
Përse është special?
- Fler është shumë më tepër se një markë mbi depilimin.
- Është një akt i vogël rebelimi.
- Është nje brisk që do të revolucionarizojë depilimin
- për ta shndërruar atë në një moment kënaqësie për çdo njeri. Ta bëjë të qëndrueshëm dhe ta kthejë në një zgjedhje lirie.
Këshillohet për:
- Depilimin e çdo pjese të trupit, edhe për mjekrrën tek meshkujt
- Çdo tip lëkure përfshirë ato më sensitivet
- Çdo moshë
DOREZA E BRISKUT
Doreza e briskut tonë ikonik, prodhuar me alumin të anodizuar është krijuar për të zgjatur përgjithmonë. Linjat e tij të frymëzuara nga stili vintage dhe ngjyrat moderne e shndërrojnë atë në një klasik të menjëhershëm, perfekt për tualetin tuaj.
KOKAT PËR NDËRRIM
Koka me 5 tehe prej çeliku të paoksidueshëm suedez, të mbështjella me sapun lubrifikues, me aloe vera, vaj jojoba dhe vitamine E për një rruajtje të butë, precize dhe pa irritime.
MBAJTËSE MURALE
Mbajtësja murale është e përkryer për të ruajtur briskun tuaj Fler dhe për ta pasur gjithmonë përpara syve. Falë ngjitësit bi-adesiv 3M, mbajtësi mural është tejet rezistent dhe i përshtatshem për çdo sipërfaqe.
Lag kokën e briskut për të aktivizuar unazën lubrifikuese. Nëse je lëkurë sensitive depilohu njëherë në drejtim të qimes, më pas kundër qimes. 1 kokë brisku përdoret 5-7 herë për depilimin e gjithë pjesëve të trupit.
