FLER BARBIE SET
Set depilimi Barbie x Fler Limited Edition, me produktet kryesore për depilim pa irritime!
Vitaminë A & E, Ekstrakt Kalendule, Vaj i Arrës së Kokosit, Vaj Jojoba, Gjalp Shea
Set Brisku Fler, Foamtastic Coconut, Slow it Down & Travel Case. A touch of THAT PINK!: një prekje rozë për kë nuk ka frikë të jetë vetvetja.
THAT PINK SET është një edicion i limituar që feston bukurinë dhe unikalitetin e çdo personi, i lindur nga bashkëpunimi i veçantë mes Barbie™ dhe Fler. I frymëzuar nga dizajni ikonik i Barbie, ky set e kthen rutinën tënde të depilimit në një eksperiencë plot stil, kujdes për veten dhe ngjyra. Çdo detaj është kuruar me kujdes për të pasqyruar shpirtin e gjallë dhe fuqizues në stilin e përsosur Barbie, për ata që nuk kanë frikë të bien në sy.
SETI PËRFSHIN:
THAT PINK Razor Starter Set: Brisku Fler në edicion të limituar, në ngjyrën rozë Barbie, është një objekt i vërtetë dizajni. I pajisur me dy koka me 5 tehe të rrethuara nga një unazë lubrifikuese, ai siguron një depilim delikat dhe të saktë, duke reduktuar irritimet dhe duke e lënë lëkurën të butë. Në set përfshihet edhe mbajtësja murale, për ta gjetur lehtësisht sa herë t'ju nevojitet.
THAT PINK Foamtastic Coconut (200ml): Një shkumë e butë dhe ushqyese, me një prekje ekzotike kokosi, që e kthen momentin e depilimit në një përvojë të këndshme dhe relaksuese. Mbron dhe hidraton lëkurën, duke e lënë të butë dhe me aromë të këndshme. Për këtë edicion, paketimi vjen i rinovuar në ngjyrën rozë ikonike të Barbie.
THAT PINK Slow It Down (200ml): Krem trupi hidratues dhe qetësues, i formuluar për të ngadalësuar rritjen e qimeve falë përbërësve aktivë me veprim vonues. Ideal pas depilimit, ofron hidratim të thellë dhe ndjesi butësie që zgjat. Me ambalazhin e ri në ngjyrë rozë, sjell energjinë e Barbie dhe i jep një prekje elegance rutinës tënde të bukurisë.
THAT PINK Travel Case: Këllëfi i udhëtimit, në ngjyrën rozë Barbie, mbron briskun dhe të lejon ta marrësh me vete kudo me stil dhe prakticitet.
KËSHILLOHET PËR:
- Çdo moshë dhe çdo tip lëkure, edhe ato më sensitivet
- I përshtatshëm për cdo pjesë të trupit
- Për depilim pa irritime
- Për hollim dhe ngadalësim të daljes së qimeve
SLOW IT DOWN 200ml
- VITAMINË A & E - Një përzierje e përkryer ushqyesish, antioksidantësh dhe acidesh të yndyrore.
- EKSTRAKT KALENDULA - Aleati më i mirë për të qetesuar dhe ulur inflamacionet.
- CENTELLA AZIATIKE - Qetëson dhe zvogëlon irritimet si edhe prerjet e vogla.
- GYMNEA SYLVESTRE - Ngadalëson rritjen e qimeve me kalimin e kohës.
- VAJI I ARRËS SË KOKOSIT - I pasur me acide yndyrore dhe falë vetive të tij antimikrobike mbron dhe ushqen lëkurën.
- VAJ JOJOBA - I pasur me antioksidantë që zbusin lëkurën.
- GJALP SHEA - Hidraton thellësisht pa bllokuar poret.
- VAJ BAJAMEJE TË ËMBËL - Vetitë antiinflamatore ulin irritimet.
HAPI I PARË
Përgatit lëkurën
Para depilimit sigurohu që lëkura të jetë e pastër dhe e lagur. Kjo do të të ndihmojë të ulësh rezikun për irritime dhe për të pasur depilim perfekt.
HAPI I DYTË
Parapërgatitu me Foamtastic
Tunde mirë, aplikoje në lëkurë të lagur dhe përgatitu për një seancë depilimi të butë, argëtuese dhe plot ngjyra.
HAPI I TRETË
Depilohu me briskun Fler
Lag kokën e briskut për të aktivizuar unazën lubrifikuese dhe fillo me depilimin e pjesës së zgjedhur të trupit tënd.
HAPI I KATËRT
Hidratohu me Slow it Down
Masazhoje kremin deri në përthithje të plotë. I përkryer për tu përdorur mbas depilimit, ose sa herë që trupi yt ka nevojë për pak butësi.
