FLER HOILY DROPS 14ML
Vaj dhe dorashkë eksfoliuese për trajtimin e qimeve nën lëkurë dhe folikulitin.
Castor, Rice Bran Oil, Sweet Almond Oil, Vegetable Oil, Vitis Vinifera Seed Oil), Jojoba Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Tea Tree, Bisabolol, Lavandula Angustifolia
14ml
Të krijuara për të qetësuar irritimet mbas depilimit dhe për të parandaluar qimet nën lëkurë, dorashka eksfoliuese dhe vaji i përqëndruar ndihmojnë në çlirimin e poreve dhe i japin lëkurës lehtësim dhe butësi.
I pasuruar me vaj Tea Tree, vaj Tamanu dhe Bisabololo për të përshpejtuar procesin e shërimit të lëkurës me efekt antimikrobik dhe qetësues.
I testuar dermatologjikisht në lëkura të ndjeshme.
Vaj qetësues dhe dorashkë eksfoliuese të cilët ndërmjet dy depilimeve veprojnë si parandalues i qimeve të bezdisshme nën lëkurë si edhe për ta mbajtur lëkurën të butë, të hidratuar dhe pa irritime.
Çliron poret dhe ndihmon në parandalimin e foliklitit, qimeve të ngecura nën lëkurë dhe puçrave pas depilimit.
- VAJ TEA TREE - Antibakterial dhe antioksidant i cili ul inflamacionin dhe përshpejton procesin e shërimit të lëkurës.
- VAJ TAMANU - Ushqyes dhe hidratues me veti shëruese dhe rigjenruese për lëkurën.
- BISABOLOLO - Qetëson falë vetive të tij antiinflamatore.
- VAJ ARRË KOKOSI - I pasur me acide yndyrore, falë vetive të tij antimikrobike ushqen dhe mbron lëkurën.
E lë lëkurën të lëmuar, të butë, dhe jo të yndyrshme.
Si hap të parë, gjatë dushit përdor dorashkën eksfoliuese për të larguar lëkurën e vdekur dhe për të hapur poret.
Më pas, në lëkurë të thatë vendos disa pika Hoily Drops në zonat që do të trajtosh dhe masazhoje me duar.
Përdore çdo ditë për të trajtuar folikulitin, më pas vetëm mbas depilimit për parandalim.
I përkryer për zonat si bikini, këmbë, sqetulla, por gjithashtu për fytyrën.
HAPI I PARË
Eksfolimi i lëkurës
Në dush, përdorni dorashkën eksfoliuese të Setit Hoily Drops për të pastruar qelizat e vdekura dhe për të hapur poret.
HAPI I DYTË
Parapërgatitu me Foamtastic
Tunde mirë, aplikoje në lëkurë te lagur dhe përgatitu për një seancë depilimi të butë, argëtuese dhe plot ngjyra.
HAPI I TRETE
Depilohu me briskun Fler
Lag kokën e briskut për të aktivizuar unazën lubrifikuese dhe fillo me depilimin e pjesës së zgjedhur të trupit tënd (Fler është zgjedhja e preferuar për çdo pjesë të trupit!)
HAPI I KATËRT
Parandalo qimet nën lëkurë me Hoily Drops
Masazhoni kremin Slow It Down në të gjithë trupin derisa të përthithet plotësisht. Perfekte për përdorim pas depilimit për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën falë ekstraktit të kalendulës. Më pas aplikoni disa pika Hoily Drops në zonat më të ndjeshme ndaj irritimeve, folikulitit ose qimeve nën lëkurë.