FLER HYDRA MIST FOR HAIR & BODY 150ML

Lekë 2,190.00
Title:  

Mist Bi-Phase hidratues, freskues, me arome, per trupin dhe floket.

Aloe Vera, Betaine, Ekstrakt Ginsengu, Pjeshke dhe Tërshëre

150ml

E lehtë dhe e padukshme, me një teksturë ultra të hollë, është e pasuruar me përbërës aktivë për kujdesin e lëkurës, për një hidratim të menjëhershëm që freskon dhe përkëdhel lëkurën dhe flokët.

  • Nuk yndyros dhe nuk ngjit
  • Ideale në çdo rast, madje edhe pas depilimit
  • E përsosur për të rifreskuar lëkurën dhe flokët gjatë ditës
Hydra Mist është menduar për ata që pëlqejnë formula të lehta por efektive, që aplikohen shpejt dhe japin menjëherë rezultat: për një prekje hidratimi dhe freskie të shpejtë pa hequr dorë nga kujdesi për trupin dhe flokët, kudo që të jesh.
Rezultati? Shkëlqim natyral, aromë e lehtë, lëkurë dhe flokë të rigjallëruar në çast. Ideal për t’u përdorur mbas dushit, në plazh, në udhëtime, në qytet ose edhe mbas depilimit për të qetësuar lëkurën.

ACID HIALURONIK me peshë të vogël molekulare - Për hidratim të thellë me efekte te dukshme edhe tek flokët.

  • ALOE VERA - Për të qetësuar lëkurën mbas ekspozimit në diell ose mbas depilimit, për rehati të menjëhershme.
  • BETAINE - Humektant me origjinë bimore, mbron nga dehidratimi dhe agresorët e jashtëm.
  • EKSTRAKT PJESHKE - Zbutës dhe ëmbëlsues, për lëkurë të butë dhe të mëndafshtë.
  • EKSTRAKT GINGSENG - Me vetitë e tij antioksiduese, rigjallëron dhe stimulon mikroqarkullimin.
  • EKSTRAKT TËRSHËRE - Qetëson lëkurën, duke ulur irritimet dhe skuqjet.

Kujdes: tundeni mirë para se ta spërkatni!

Tunde para perdorimit. Aplikoje produktin duke e mbajtur me koke lart.

Shiko edhe