Ihealth Air Smart Pulse Oximeter
Lekë 8,500.00
Share:
IHealth Air është një pajisje mjekësore që mund të përdoret në shtëpi, mjafton të vendosni gishtin në hapësirën e aparatit dhe do të matni:
- Nivelin e oksigjenit në gjak (SpO2): Matja e SpO2 ju lejon të dalloni menjëherë nivelin e oksigjenit në mënyrë që të merrni masat e duhura, veçanerisht personat me astma, të cilët duhet të marrin keshillat e duhura mjekësore në këto raste.
- Pulsin
- Indeksin e perfuzionit (në aplikacion)
Në aplikacionin IHealth MyVitals për Android dhe iOS, përveç matjeve do të shihni dhe grafikun e tyre të ilustruar si dhe indeksin e perfuzionit ( tregon se sasia e oksigjenit është e mjaftueshme apo jo ). Në këtë mënyrë do të konsultoheni me mjekët për këshillat e duhura dhe masat që duhen marrë.
- Diapazoni i SpO2 : 70-99%
- Diapazoni i Pulsit: 30-250 bpm
1-Karrikoni oksimetrin (Oksimetri është plotësisht i karrikuar kur treguesi i dritës ndalon së pulsuari).
2-Instaloni aplikacionin në smartphonin tuaj ( "Ihealth MyVitalis" ).
3-Regjistrohuni në aplikacion ose Identifikohuni.
4-Aktivizoni Bluetooth-in (Ihealth Air lidhet automatikisht).
5-Vendosni oksimetrin në gishtin tregues ose të mesit të dorës të majtë dhe klikoni butonin start.
6-Shikoni matjet në smartphone në kohë reale.
7-Hiqni Ihealth Air nga gishti juaj për të ruajtur matjen.