Pic ThermoGel

Lekë 620.00
Përmasat:  
Kompresa me xhel për raste dëmtimesh të ndryshme.

-

Pic ThermoGel është një jastëk xhel praktik dhe i ripërdorshëm që siguron nxehtësi ose të ftohtë kur aplikohet në trup, në varësi të nevojave tuaja. Është i përshtatshëm për të gjithë familjen, madje edhe për të vegjlit.

  • Çfarë bën për ju?
Ai shëron duke përdorur fuqinë terapeutike të nxehtësisë ose të ftohtit.
  • Si?
  1. Terapia me nxehtësi redukton tensionin e muskujve, kështu që është veçanërisht e përshtatshme për dhimbjet e shpinës, dhimbjet e nervit shiatik, ngurtësimin e muskujve dhe dhimbjet e muskujve dhe ato reumatizmale.
  2. Terapia e ftohtë, nga ana tjetër, bllokon inflamacionin në trupin tuaj. Indikohet për kontuzionet e vogla, traumat akute, ndrydhjen, tendosjen dhe shtrembërimin e muskujve, djegiet, gjakderdhjet, inflamacionet e lëkurës, pickimin e insekteve, dhimbje koke dhe dhimbje dhëmbi.
  • Çfarë e bën atë unik?
Një formulim xhel, që nuk ngrin që përshtatet me pjesën e trupit dhe nuk rrëshqet kur lëvizni. Dhe është kaq e lehtë — ta përdorni të nxehtë, mjafton ta ngrohni në ujë të vluar ose në mikrovalë; për ta përdorur të ftohtë, mjafton ta vendosni në frigorifer përpara përdorimit.

Përdorim shumë i lehtë, vendoseni mbi vendin ku ndjeni dhimbje.

Shiko edhe