Quick-Check Pregnancy Test
Testi është në gjendje të përcaktojë në mënyrë të thjeshtë, të saktë dhe të shpejtë, shtatzëninë e mundshme që nga dita e parë e vonesës së ciklit menstrual.
Quick-Check Pregnancy Test është jashtëzakonisht i besueshëm, pasi bazohet në zbulimin e hormonit të shtatzënisë HCG të zhvilluar nga Sistemi Diagnostikues Chembio (SHBA) dhe është aprovuar nga FDA - Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Testi është i lehtë për t’u përdorur dhe mund të kryhet shpejt në çdo kohë të ditës.
-Vendosni stilolapsin e provës për pesë sekonda, nën rrjedhën e urinës.
-Lexoni rezultatin pas 3 minutash.
Nëse jeni shtatzënë, do të shfaqen dy vija me ngjyrë të kuqe tek indikatori i kasetës. Nëse shfaqet një vijë më e zbehtë se tjetra - kjo prapë tregon një rezultat pozitiv.
Nëse nuk jeni shtatzënë, do të shfaqet një vijë me ngjyrë të kuqe tek indikatori i kasetës.