Sendo Primo

Sendo Primo

Lekë 2,700.00
Title:  
Aparat tensioni manual.

-

Sendo Primo është aparat manual i presionit të gjakut, i krijuar për lehtësi me manometër.

  • Me pompë të bashkangjitur;
  • Lehtë për t’u përdorur me një dorë;
  • Ekran dhe numra më të mëdhenj;
  • 2 VJET GARANCI.


  • Aparati është i përbërë nga një matës ergonomik prej çeliku, ideal për përdorim profesional dhe në shtëpi.
  • Matja e tensionit me stetoskop është një zgjidhje më e thjeshtë dhe më ekonomike.
  • Aparati është i lehtë për t’u përdorur dhe me besueshmëri të lartë.
  • Mansheta nuk shkakton reaksione alergjike.
  • Aparati vjen me një çantë shume praktike që ju lejon ta merrni me vete kudo që shkoni.

  1. Gjatë matjes së tensionit, mansheta vendoset në krahun e majtë, 1-2 cm mbi brryl dhe qëndrohet në pozicion ulur.
  2. Vendoset matësi i stetoskopit nën fashë, nën tubat që lidhen me aparatin dhe skajet e spetoskopit në vesh.
  3. Mbyllet valvula e qarkullimit të ajrit në matësin fryrës duke e kthyer vidën në drejtim orar.
  4. Fryhet valvula duke e shtypur me dorën e djathtë dhe fillon të dëgjohet pulsi juaj në stetoskop në vesh.
  5. Ndalohet fryrja e valvulës derisa matësi të lexojë rreth 3 pikë (mm Hg) mbi tensionin e pritshëm sistolik. Në këtë pikë, nuk duhet të dëgjohet pulsi juaj në stetoskop. Shikohet matësi dhe lirohet ngadalë presioni në valvul duke hapur vidën e qarkullimit të ajrit në drejtim të kundërt orar.
  6. Dëgjohet me kujdes për rrahjen e parë të pulsit. Sapo të dëgjohet, lexohet në matës. Ky lexim është tensioni juaj sistolik (niveli më i lartë).
  7. Rrotullohet ngadalë vida në valvul përsëri. Dëgjohet me kujdes derisa pulsi zhduket dhe nuk dëgjohet më. Kur nuk dëgjohen rrahjen e pulsit, lexohet në matës dhe ky lexim është presioni juaj diastolik (niveli më i ulët).

Shiko edhe