Analgine Tableta 500 MG * 30
Lekë 108.00
Analgine indikohet në gjendje të rënda ose rezistente me dhimbje ose temperaturë.
500 mg
Share:
Analgine ka në përmbajtje metronidazol natriumi i cili ka efekt analgjezik, antipiretik dhe anti-inflamator në organizëm.
Indikohet në:
- dhimbje me natyrë të ndryshme, si: dhimbje koke, dhimbje dhëmbësh, nevralgji, lumbago, reumatizëm akut e kronik, mialgji, dhimbje të forta që shkaktohen nga spazmat e muskulaturës së lëmuar të aparatit tretës dhe aparatit urogjenital;
- ulje të temperaturës së lartë në gjendjet me ethe.
Gjithmonë merrini tabletat Analgine sipas rekomandimit të mjekut.
Në qoftë se ndjeni që efektet e saj janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Këshillohet që tabletat të merren pas ushqimit dhe me shumë lëngje.
Doza e rekomanduar:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç: 500 mg (1 tabletë), 1-4 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 3 gram.
- Nuk rekomandohet përdorimi i saj gjatë tremujorit të parë dhe të tretë të shtatzanisë, ndërsa në tre mujorin e dytë mund të administrohet vetërn nëse përfitimi i mundshëm e tejkalon riskun potencial.
- Metabolitët e Analgine kalojnë në qumështin e gjirit, prandaj ky bar nuk duhet përdorur gjatë periudhës së ushqyerjes së foshnjes me gji.